• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Politikani qëllohet me armë pas koke ndërsa po bënte seflie
Home
Jetë

Politikani qëllohet me armë pas koke ndërsa po bënte seflie

13 June, 2018 Ina.Autor Jetë

Një politikan meksikan, i cili ka qenë aktiv në luftën kundër krimit të organizuar, është qëlluar për vdekje ndërsa po bënte një selfie me zgjedhësit.

Fernando Puron, ish kryebashkiaku i Piedras Negras, kishte marrë pjesë në një debat në Kongres të premten, kur u vra. Politikani u qëllua me armë pas koke.

Vrasja tronditëse e Puron është kapur nga kamerat e sigurisë në rrugë.

Video tregon momentin kur një burrë me mjekër dhe kapele shkon mbas 43-vjeçarit dhe e qëllon në pjesën e pasme të kokës.

Puron vdiq gjatë rrugës për në spital.

Ai ishte i njohur për luftën ndaj kartelit të drogës Los Zetas.

Gjatë debatit të tij në Piedras Negras, Puron foli mbi luftën e tij kundër bandës gjatë kohës që shërbente si kryebashkiak nga viti 2014 deri në vitin 2017.

“Ne i mbyllëm bizneset e krimit të organizuar dhe shkatërruam shtëpitë që u përkisnin Zetas,”-tha Puron. “Ne ia morëm qytetin Zetas dhe ia kthyem atë qytetarëve.”

Karteli Zeta ka humbur shumë fuqi që nga arrestimi i udhëheqësit Miguel Treviño Morales, i njohur si Z-40.

Vdekja e Puron e bën atë kandidatin e 112-të politik që vritet në Meksisë që nga shtatori i vitit të kaluar, sipas grupit konsulent të analizës së riskut, Etellekt.

Më shumë se 1000 kandidatë kanë braktisur zgjedhjet lolake të 1 korrikut nga frika e vrasjes nga bandat.

Gjatë sezonit të fushatës, gati 10 përqind e vendit, 222 komuna, kanë pasur kandidatë ose kryebashkiakë që janë vrarë, sulmuar ose kërcënuar.

Puron, pjesë e Partisë Revolucionare Institucionale në pushtet, ishte kishte kërcënuar disa herë me jetën e tij gjatë kohës që shërbente si kryetar bashkie.

Në 2016, një paralajmërim u postua në një varrezë ku shkruhej: ‘Purn, në dy vite ne do ta presim kokën.”

Deri tani policia ka arrestuar 2 persona që besohet se kanë lidhje me vrasjen ose mund të njohin të dyshuarin.

Puron ishte babai i një vajze Maria Costanza dhe fotografia e saj ishte postimi i tij i fundit në rrjetet sociale.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Nuk flisnin me njëri-tjetrin, por këngëtarja shqiptare sapo i bëri një dedikim special ish-it: “Miku im i përjetshëm…” (FOTO)
Previous article Shkëmbim mes skuadrave të Superligës/ Kamza gati të bëjë lëvizjen e madhe të merkatos

Ina.Autor

Postime të ngjashme

VAKSINA NDAJ COVID MBRON EDHE ZEMRËN/ Studimi: Ul ndjeshëm rrezikun për infarkt dhe goditje në tru Jetë

VAKSINA NDAJ COVID MBRON EDHE ZEMRËN/ Studimi: Ul ndjeshëm rrezikun për infarkt dhe goditje në tru

FENOMEN I RRALLË/ Shkretëtira shndërrohet në ‘një qilim’ shumëngjyrësh Jetë

FENOMEN I RRALLË/ Shkretëtira shndërrohet në ‘një qilim’ shumëngjyrësh

E DHIMBSHME/ 2-vjeçarja ndërron jetë pasi u abuzua fizikisht dhe seksualisht nga nëna dhe partneri i saj! Jetë

E DHIMBSHME/ 2-vjeçarja ndërron jetë pasi u abuzua fizikisht dhe seksualisht nga nëna dhe partneri i saj!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT