Zgjedhja e Edi Ramës në krye të qeverisë Shqiptare para 6 vitesh u soll me kritika të mëdha kjo jo vetëm nga ana politike por edhe nga profesioni i tij si piktor.
Megjithatë Rama nuk është i vetmi udhëheqës i cili është artist, pasi edhe ne Ukrainë dhe në Peru kryetarët e shtetit janë artist.
Në Ukrainë, Volodimir Zelenski:
Kështu në Ukrainë, humoristi dhe politikani, Volodimir Zelenski kryeson sondazhet për zgjedhjet e ardhshme presidenciale të vendit.
Në Peru, Salvador del Solar:
Ndërsa në Peru, në postin e kryeministrit të vendit u betua aktori i njohur i kinematografisë dhe teatrit, Salvador del Solar. Ai është i diplomuar edhe për drejtësi, u betua të hënën pasdite njëkohësisht me 18 anëtarët e qeverisë së re peruane, mes e tyre edhe nëntë gra.
Në Shqipëri Edi Rama:
Edi Rama është ish-basketbollist, ish-pedagog, piktor, publicist dhe politikan shqiptar. Kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë që nga viti 2005 dhe Kryeministër i Shqipërisë që prej vitit 2013. Para zgjedhjes së tij si kryeministër, Rama mbajti një numër postesh qeveritare dhe diplomatike. Për më tepër, ai më parë ka shërbyer si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve nga 1998 në 2000. Më pas ai u bë kryebashkiak i Tiranës për të paktën tre mandate nga viti 2000 deri në vitin 2011.
Pra duket se Edi Rama nuk është i vetmi artist i cili udheheq një vend. Ndoshta kjo vjen nga lodhja që popujt kanë nga politikanë burokratë dhe preferojnë një figurë më tërheqse dhe të jetë sa më afër tyre.
Përgatiti: AlpeNews.al





