Eduard Halimi, tri herë deputet i Partisë demokratike, dorëzoi sot mandatin për të vazhduar me një projekt privat, sic e sqaroi edhe ai vetë në deklaratën e bërë para pak minutash.
Fill pas largimit, kreu i demokratëve, Basha tha se Eduard Halimi la gjurmën e tij. Por vetë lideri nuk e percaktoi se çfare gjurme la ish ministri në të vertete.
Gjithësesi Eduard Halimi i mori maksimumin vetes në politike ku piken me te larte e arriti kur ishte minister drejtesie dhe iku pa e arrutur ende piken më të ulët.
Halimi përvecse një profesionist në fushën e vet (jurist), ka qënë një nga zërat kryesorë të demokratëve ndër vite.
Që nga përplasjet me Ramën, deri tek “lista e zezë” e KQZ:
Një nga “batutat” e parlamentit ka qënë kur Rama i tha Eduard Halimit: E di pse qesh, se shoh këtë këtu që ri me duar lidhur si Napoleoni, po nuk ngjan si ai Napoleon Bonaparti, po ngjan si “Napoloni” valles.
Një tjetër përplasje e fortë ka qënë ajo me kryetarin e Komisioneve të ligjeve Ulsi Manja ku i kerkonte këtij të fundit, të mos bënte kamikazin e kryeministrit Rama.
Debati:
Halimi: E gjithe kjo eshte per t’i dhene institucioneve gjithçka që ata kerkojne, qe mos të kene alibi qe nuk i futem dot ne burg kriminelet se s’kishim fonde. Bere gabim qe sulmove dje Prokurorinë.
Manja: S’ka asnje vlere, nuk të marr leje ty se çfare do bej, ketu jam kryetar, atje jam si deputet.
Halimi: S’te lejohet ty si kryetar te besh kamikazin per kryeministrin.
Manja: Vazhdo me buxhetin. Mos e nderprit fjalen, vazhdo se kete pune ka ky.
Halimi: Ne jemi profesionist te dy.
Manja: Ti ke qene ne anen e krimit, une ne anen e shtetit.
Halimi: Boll e neveritshme është bërë politika, mos e neverit më, me gjithë këto neveri që po dalin çdo ditë. Jemi këtu që të mbështesim institucionet e pavarura që të luftojnë krimin.
Në mars të 2017 KQZ njoftoi se Eduard Halimi është në listën e deputetëve që do t’u verifikohet formulari i vetëdeklarimit në kuadër të ligjit të dekriminalizimit, dhe ku Halimi tha se ky verifikim nuk lidhet aspak me ndonjë të dhënë penale apo kriminale në të kaluarën e tij, por kishte të bente vetëm me një ngatërresë që është bërë nga gjendja civile në emrin e tij.
Përveç përplasjeve Halimi ka qënë në qender të vëmëndjes jo vetëm per politikë. Në foton mëposhtëme shihet duke darkuar me kryetarin e bashkisë Kamëz në një nga restorantet më të shtrenjta në Paris.
Halimi gjithashtu përfol për probleme shëndetësore. Kjo erdhi fill pas largimit të tij nga komisioni i posaçëm per reformën në drejtësi, ku Arben Imami tha se u largua jashtë vendit per arsye shendetësore.
/AlpeNews.al/






