Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm sot në Konferencën vjetore “Politika monetare, Integrimi Ekonomik dhe Normaliteti i Ri” . Në këtë konferencë, ndodheshin edhe ministri Arben Ahmetaj dhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko. Në fjalën e tij, Rama ka lavdëruar dhe ka folur me superlativa për punën e Bankës së Shqipërisë, që siç tha Rama, është i vetmi institucion që nuk është akuzuar nga opozita.
Pjesë nga fjala e Ramës
50 vite më parë kur BE sapo kishte dalë nga pelenat dhe duhet të provonte rezultatet e shkëlqyera të gjysmë-shekullit që pasoi, banka e Suedisë organizoi një konferencë me të njëjtën pyetje që sot Shqipëria i bën vetes: Bankat qendrore përballë sfidës së integrimit. Guvernatori suedez parashikonte se roli i bankës do të ndryshonte. Parë me sytë e 50 viteve më pas, kjo nuk është kurrë më e vërtetë sesa sot. Politika i ka kaluar kufijtë kombëtarë. Sot, në një vend si Shqipëria ku është e ngritur pyetja e integrimit evropian me tërësinë e kushteve që duhen përmbushur, Banka Qendrore është përballë nevojës për t’i dhënë një përgjigje kësaj pyetjeje.
Është pyetje e thjeshtë, por komplekse. Përvojat e vendeve të tjera tregojnë përgjigjen e pyetjes dhe kanë kaluar në këtë proces që ne e kemi para. Banka e Shqipërisë është institucioni i vetëm që rrezaton qendrueshmëri kontante në të gjithë rezistencën e vetë. Ka bërë një punë të lavdërueshme. Është i vetmi institucion që nuk është anatemuar për llogari të njërës palë. Besoj se kjo mjafton si e vetme, për t’a quajtur BSH si një qendër të pakontestueshme graviteti. Është meritë e ekipit, e bordit e guvernatorëve, dhe është një trashëgimi e çmuar.


