• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
POLICJA E PLAGOSUR/ Kryemadhi: Shefi i asaj vajzës duhet futur në burg pasi…
Home
Politikë

POLICJA E PLAGOSUR/ Kryemadhi: Shefi i asaj vajzës duhet futur në burg pasi…

22 November, 2018 Isa.Autor Politikë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një lidhje për “360 Gradë” në Ora News, u shpreh se punonjës të policisë u nxorën pa mjete mbrojtëse në protestë.

Duke u ndaluar te efektivja e cila humbi 2 gishta, krytarja e LSI-së tha: “Edhe unë i uroj shërim të shpejtë polices. Rroga e tyre është 300 mijë lekë të vjetra. Hipokrizia është që shefi i asaj vajzës duhet futur në burg, pasi ka nxjerrë në resht të dytë një police të forcës “Shqiponja” që nuk është e Policisë së Rendit. Ka nxjerrë një police pa dorashka dhe pa mjete mbrojtëse. Shefi i asaj vajze duhet të mbajë përgjegjësi. Shefi i asaj vajzës dhe eprorët e asaj vajzës duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore dhe Ministria e Brendshme duhet të nisë hetimet se si janë nxjerrë ato aty”.

“Personat që kanë hedhur shashka janë nga provokator nga policia e shtetit për të iniciuar dhunën. Me gra dhe fëmijë nuk do të shkojë njeri të luftojë. 90% e policëve kanë probleme me legalizimet”, shtoi Kryemadhi.

***

Protesta e banorëve të Unazës së Re/ Kryemadhi: Qeveria u soll me ta si nazistët me hebrenjtë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, u shpreh se segmenti rrugor i Unazës së Re është i tej fryrë, duke shtuar se banorëve u është lënë vetëm 7 ditë kohë. “Sjellja e këtyre si e nazistëve si hebrenjtë duke u vënë kryqe shtëpive pa i lajmëruar, kjo është edhe më kriminale”, tha Kryemadhi.

Screenshot_2

“Projekti i qeverisë së kaluar është ky projekt që është tani me katër korsi në një anë dhe katër në anën tjetër. Një trotuar 3 metër, një rrugë dytësore dhe prapë trotuar. Është projekt i kohës së Adil Çarçanit. Në njërën anë rruga shtyhet 10 metra dhe në anën tjetër nuk shtyhet. Kur vjen nga Pallati me Shigjeta ka një ishull gjelbërimi, kur vjen nga Kombinati nuk është. Sigurisht që është e qëllimshme. Asnjë nuk është kundër rrugës, edhe banorët vet. Jo vetëm duhet bërë rruga moderne, por mund të them ligësia e këtij kryeministri qëndron; kishte gjithë muajt e verës përpara dhe t’u jepte mundësi këtyre njerëzve të transportonin rrobat. Nëse kishte dëshirë ta bënte këtë gjë, mbikalimin që e ka bërë me 11 mln euro që ia ka dhënë Salillarit, me paratë që i mori direkt nga privatizimi i INSIG-ut mund ta bënte aq të gjerë edhe urën”, tha Kryetarja e LSI-së.

“Sjellja e këtyre si e nazistëve si hebrenjtë duke u vënë kryqe shtëpive pa i lajmëruar, kjo është edhe më kriminale. Nuk mund t’u thuash njerëzve që kanë paguar 27 vite taksa, që ti duhet të ikësh nga shtëpia për 7 ditë. Edhe një burgaxhi dhe kriminel kur e futën në burg, i bën një herë një gjyq, jo më të nxjerrësh mbi 300 familje nga shtëpitë. Kanë paguar legalizime. Kam neveri kur e dëgjoj kur gjithë ai burrë 7 metra i lartë e ka mendjen sa të një milingone. Këta njerëz kanë paguar nga 3-4 herë”, deklaroi Kryemadhi.

Dyrnjaja: E keni ju një shifër për projektin e fizibilitetit?

Kryemadhi: Gjithë Unaza që vjen nga materniteti i ri deri tek Sheshi Shqiponja është 100 mln euro, 17 km rrugë. Ky segment është i mbaruar pasi ka vetëm një rrugë dytësore për të shtuar. Gjithkush që drejtohet për të marrë projektin nuk u jepet. Vepra e plotë është 13 miliardë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROTESTA/ Basha: Rama ekspozitë me lekët e shqiptarëve. Kë mori në Gjermani
Previous article "KUSH SHKEL, VDES"/ Ishulli i vetëm në hartën e Tokës që s’është eksploruar

Isa.Autor

Postime të ngjashme

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online Politikë

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin! Politikë

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin!

RAMËS I LARGOHET NJË DEPUTETE/ Marjana Koçeku: Prej sot jam e pavarur! Idealet dhe vlerat e mia mi dëmtojnë kufinjtë! Politikë

RAMËS I LARGOHET NJË DEPUTETE/ Marjana Koçeku: Prej sot jam e pavarur! Idealet dhe vlerat e mia mi dëmtojnë kufinjtë!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT