• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Policia zbardh ngjarjen/ I plagosuri në Shkodër i dënuar
Home
Aktualitet

Policia zbardh ngjarjen/ I plagosuri në Shkodër i dënuar

5 November, 2017 F.autor Aktualitet

Policia e Shkodres zbardh te tjera detaje lidhur me plagosjen e mbremshme ne kete qytet, duke njoftuar per arrestimet e fundit te kryera, pas prangosjes se autorit pak pas krimit.

Dje në mbrëmje rreth orës 19.20, në Lagjen “Gurrile” rruga “Hoxha Tasim” në afërsi të ish Zooteknikës, në një lokal është tentuar të vritet me armë zjarri shtetasi H.B. 23 vjeç, (i dënuar më parë për vjedhje), nga 2 persona, të cilët janë larguar më pas me motorçikletë.

Nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë në bashkëpunim dhe me ato të Komisariatit të Policisë Shkodër pas një pune intensive operacionale e hetimore, dhe nga deklarimet e dëshmitarëve, kanë bërë të mundur identifikimin, zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes si dhe ndalimin e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje në fshatin Golem, Shkodër në një banesë të pabanuar.

Ata janë shtetasit: E. H. 17 vjeç, banues në fshatin Golem, Shkodër, i dënuar me parë për veprën penale të “Vjedhjes”, D. H, 17 vjeç, banues në lagjen “Guerrile“ Shkodër,

Gjithashtu është bërë arrestimi për veprën penale “Moskallëzim krimi” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal, i shtetasit:

Bekim Turishta, 21 vjeç, banues në “Zogaj” Shkodër. Bashkë me autorët është bërë e mundur dhe gjetja e armës se krimit, e sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Arma është një automatik model 56, me krëhër dhe me fishekë, si dhe motorçikleta me të cilën autorët u larguan nga vendi i ngjarjes. Nga hetimet e kryera rezulton se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pasojë e një konflikti të çastit.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër ndaj shtetasve E. H. dhe D. H për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Policia e Shtetit është në krye të detyrës dhe ushtron me përgjegjësi të plotë detyrën duke i’u përgjigjur me ashpërsinë e ligjit çdo ngjarje apo situatë kriminale. Në këtë kuadër, Policia e Shtetit fton qytetarët të bashkëpunojnë dhe ofrojnë informacion në numrin falas 112 dhe 129, duke ndërtuar bashkë një ambjent më të sigurt e të qetë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Bebe Rexha tani dhe aktore, vjen me projektin e ri ‘Home’
Previous article Prezantohet makina më e shpejtë në botë (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

RRETHOHET NGA RENEA/ Nertil Buzi ‘shpërthen’ në lot: Ata ma kanë bërë, më kanë marrë 730 mijë paund Aktualitet

RRETHOHET NGA RENEA/ Nertil Buzi ‘shpërthen’ në lot: Ata ma kanë bërë, më kanë marrë 730 mijë paund

VRAU ISH-VJEHRRIN DHE RRËBEU ME FORCË ISH-GRUAN/ Kush është autori i ngjarjes në Roskovec Aktualitet

VRAU ISH-VJEHRRIN DHE RRËBEU ME FORCË ISH-GRUAN/ Kush është autori i ngjarjes në Roskovec

KRIMI NË ROSKOVEC/ Banori i zonës: Jemi të shokuar, ishin njerëz për së mbari Aktualitet

KRIMI NË ROSKOVEC/ Banori i zonës: Jemi të shokuar, ishin njerëz për së mbari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT