• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Policia Tatimore i mbyll aktivitetin ‘Shtëpizës së Down Syndrome Albania’-s në Sheshin Skëndërbej. Reagon themeluesja (FOTO)
Home
Sociale

Policia Tatimore i mbyll aktivitetin ‘Shtëpizës së Down Syndrome Albania’-s në Sheshin Skëndërbej. Reagon themeluesja (FOTO)

12 December, 2017 g.autor Aktualitet, Sociale

Një ndër organizatat jo-fitimprurëse më të mëdha dhe më të njohura në vend, Down Syndrome Albania, ka hapur dyert e një shtëpize në tregun e Krishtlindjeve në sheshin Skënderbej.

‘Shtëpiza e Lepurushëve’ e mbyllur nga Policia Tatimore mëngjesin e sotëm në Sheshin Skëndërbej

Quhet ‘Shtëpiza e Lepurushëve‘ dhe shet produkte të ndryshme me qëllim mbledhjen e fondeve për vazhdimin e veprimtarisë.

Themeluesja e organizatës, Emanuela Zaimi, postoi orët e para të së hënës këtë status në profilin e saj në Facebook:

“Miq, Shtëpizën e Lepurushëve e kemi mbyllur me urdhër të tatimeve deri sa të dalë NIPT-i sekondar. Me të drejtë deri këtu. Çudia për mua qëndron në faktin se si ky shtet pretendon që një OJF të blejë një kasë të re sa herë që ka veprimtari ekonomike. I bie që lekët e donatorëve apo fondet që ngremë t’i bëjmë kasa. Për më tepër që procedurat janë super të zgjatura në kohë.

Tatimet na janë qepur dhe tek dyqani i luleve. Kanë ardhur herë vetëm muajin e shkuar. Nuk e di ç‘kërkojnë, por ma kanë bërë nervin kaçurrel. Na rroftë dhe pseudo-ligji për ndërmarrjet sociale i cili një aktivitet si i yni nuk e njeh si sipërmarrje sociale. Dëgjoj që në janar do të na vënë dhe TVSH. Hallall plako! I meritojmë të tëra!”

Mëngjesin e të hënës, shtëpiza u zgjua me shiritin e tatimeve që nënkupton se aktiviteti përgjegjës është nën hetim tatimor. Veprim ky, që më tepër se pengon aktivitetin dhe mbledhjen e fondeve, rrënon reputacionin e një organizate që lëvron me donacione.

“Prej 6 vitesh, më së tepërmi jam munduar të siguroj transparencë për organizatën që kam ngritur me shumë mund. Transparenca mbi aktivitetet, fondet e mbledhura jo pak herë më është kthyer në bumerang. Shumë mendojnë që ne kemi fonde shumë dhe që mbështetjen e kemi të garantuar.

T’i vësh një shirit të tillë një shtëpize bamirësie të një fondacioni, që të më falni për modestinë, është model, është e turpshme.

Sapo më hodhët në tokë një mund e një imazh që mezi e kam ngritur në kurriz jo pak herë dhe të fëmijëve të mi. Ne jemi organizata që deklarojmë ç’do punonjës me pagën reale e s’jemi vonuar asnjë ditë në pagesat e sigurimeve. Ne jemi organizata që në faqe të internetit ka bilancet e çdo viti. Një bilanc, jo dy e tre. Biznesi i madh nuk e bën këtë, ne e bëjmë. E meqë e bëjmë, na vihet një shirit për hetim tatimor.

Po mbledhim fonde për shërbimet e fëmijëve tanë, ato shërbime që ti shtet nuk i ofron e as nuk duket se ke në plan t’i ofrosh.”

‘Shtëpiza e Lepurushëve‘ u rihap mbrëmjen e djeshme.

Saga e tatimeve nisi, kulmoi dhe përfundoi brenda një dite të vetme. Si gjithë shtëpizat e tjera në shesh apo tek Pazari i Ri, ishte e arsyeshme pajisja me një NIPT sekondar, por kasa jo.

Bëhet fjalë për një organizatë jo-fitimprurëse e para, s’mund të shpenzojnë aty-këtu me kasa. Dhe e dyta mund të operojnë me një bllok dëftesash tatimore, si thuajse çdo biznes rrotull tyre.

Mund të dhuroni diçka në faqen e tyre të web-it, ose të blini diçka në Shtëpizën e Lepurushëve.

Të gjitha të ardhurat shkojnë në ndihmë të fëmijëve me sindromën Down./ anabel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Tragjedia e dytë në Olimp, pas 26-vjeçarit shënohet një tjetër viktim
Previous article Kombëtarja/ Zhegrova zgjedh Shqipërinë, Demhasaj ende i pavendosur

g.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHEN FOTOT/ Këta janë 3 fierakët që humbën jetën tragjikisht në aksident në Athinë Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Këta janë 3 fierakët që humbën jetën tragjikisht në aksident në Athinë

PROTESTA KUNDËR VENDIMIT TË HAGËS/ Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu” Aktualitet

PROTESTA KUNDËR VENDIMIT TË HAGËS/ Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

ÇFARË NDODHI? Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në burg, shkon në spital për kurim Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në burg, shkon në spital për kurim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT