• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
POLICIA RRUGORE NË AKSION/ Brenda një javë vendosen 27 mijë gjoba dhe arrestohen 45 shoferë
Home
Aktualitet
Kronikë

POLICIA RRUGORE NË AKSION/ Brenda një javë vendosen 27 mijë gjoba dhe arrestohen 45 shoferë

13 April, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia Rrugore është vendosur në aksion këtë javë për të parandaluar aksidentet. Mësohet se janë arrestuar 45 shoferë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi apo në efektin e lëndëve narkotike.
Ndërsa, janë pezulluar 109 leje drejtimi, kryesisht për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për drejtim mjeti në efektin e alkoolit apo të lëndëve narkotike.
Sakaq, janë ndëshkuar me masë administrative gjithsej 27 377 drejtues automjetesh dhe motomjetesh, për shkelje të ndryshme.

Njoftimi i Policisë:
Policia Rrugore, masa të shtuara për të parandaluar aksidentet rrugore.

Nisur nga shtimi i fluksit të automjeteve, kryesisht drejt zonave bregdetare, turistike dhe qendrave tregtare e urbane, si dhe bazuar në analizën e detajuar të shkaqeve të ngjarjeve rrugore, Policia Rrugore në të gjithë vendin ka marrë një sërë masash shtesë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Në të gjitha akset nacionale dhe qendrat e mëdhaja urbane janë intensifikuar monitorimet me mjetet inteligjente, radarët automatikë, me kamera dhe me patrulla të lëvizshme me mjete të paloguara.

Gjatë kësaj jave, në të gjithë vendin, si rezultat i monitorimit, nga shërbimet e Policisë Rrugore, janë evidentuar dhe arrestuar në të gjithë vendin, 45 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi apo në efektin e lëndëve narkotike.
Janë pezulluar 109 leje drejtimi, kryesisht për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për drejtim mjeti në efektin e alkoolit apo të lëndëve narkotike.

Janë goditur nga Policia Rrugore e Tiranës, 4 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore, nga drejtuesit e automjeteve, me qëllim shmangien e masës adiministrative për shkeljen e kryer.
Në të gjithë vendin janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative gjithsej 27 377 drejtues automjetesh dhe motomjetesh, për shkelje të ndryshme, nga këto:
1254 drejtues automjetesh që përdornin celularin gjatë drejtimit të automjetit;
7845 drejtues automjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara, por pa masën plotësuese pezullim i lejes së drejtimit;
1516 drejtues automjetesh, për mosvendosje të rripit të sigurimit;
13 543 drejtues automjetesh, për parkime të gabuara;
351 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.
2306 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për parakalim të gabuar.
562 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Policia apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, pasi të gjitha rrugët monitorohen nga mjetet inteligjente dhe patrullat e lëvizshme të Policisë Rrugore.
Me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SULMI ME 6 TË VDEKUR NË QENDRËN TREGTARE NË SIDNEJ/ Policia: Nuk është akt terrorizmi
Previous article ASAMBLEJA E OSBE/ Nikolla: Ruajtja e paqes është sfida jonë e përbashkët

s.autor

Postime të ngjashme

GJYQI ME PROKURORIN OLS DADO/ Kryebashkiaku Erion Veliaj mbërrin në ambientet e Gjykatës Administrative Aktualitet

GJYQI ME PROKURORIN OLS DADO/ Kryebashkiaku Erion Veliaj mbërrin në ambientet e Gjykatës Administrative

ZJARR NË NJË BANESË NË LUSHNJE/ Zjarrfikësit ndërhyjnë për të shuar flakët Aktualitet

ZJARR NË NJË BANESË NË LUSHNJE/ Zjarrfikësit ndërhyjnë për të shuar flakët

E PËSOJNË KEQ/ Kishin kultivuar mbi 1800 bimë kanabis, në pranga babë e bir në Kukës Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Kishin kultivuar mbi 1800 bimë kanabis, në pranga babë e bir në Kukës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT