• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Policia rrugore “me dorë të hekurt” në fundjavë/ 1751 gjoba dhe hiqen 75 leje drejtimi
Home
Sociale

Policia rrugore “me dorë të hekurt” në fundjavë/ 1751 gjoba dhe hiqen 75 leje drejtimi

12 March, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Sociale

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar  kontrollet  “Blic”  përsëri në orët e para të mëngjesit, në pjesën lindore të qytetit të Tiranës.

Kontrollet në funksion të shqetësimeve të qytetarëve për transportin publik, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Gjatë kontrollit u konstatua një drejtues autobusi i linjës Tufinë-Qendër i cili drejtonte autobusin në gjendje të dehur, ku  testi i parë rezultoi  0.56 mg/l dhe testi i dytë 0.66 mg/l.

Drejtuesi i autobusit  Besnik H, 52 vjeç, banues në Tiranë,  u arrestua në kushtet e flagrancës për drejtim të mjetit në gjendje të dehur.

Edhe gjatë fundjavës Policia Rrugore ka konstatuar një sërë shkeljesh të rregullave të qarkullimit rrugor; si drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, në gjendje të dehur, pa Leje Drejtimi,  për shpejtësi tej normave të lejuara në autostradë e në qendrat e banuara, mosvendosje të rripit të sigurimit , për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, për shkelje të semaforit,  për mosshlyerje të masave administrative, e shkelje të tjera.

Gjatë fundjavës janë arrestuar 9 drejtues mjetesh, nga të cilët 2 për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi dhe 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, ku një drejtues mjeti  shtetasi J.M, u ndëshkua për 6 shkelje njëherësh, konkretisht:  Nuk i bindet shenjës së ndalimit të punonjësit të policisë, nuk rregullon shpejtësinë veçanërisht në qendrat e banuara, vazhdon lëvizjen ndonëse sinjalizimi i semaforit e ndalon atë, rezultoi nën efektin e alkoolit ku testi i parë 0.70 mg/l testi i dytë 0.65 mg/l,  mjeti me xhama të errësuar si dhe debitor me një masë plotësuese të pashlyer.

Janë tërhequr 75 Leje Drejtimi, ku drejtuesit e automjeteve do dalin në OASH,  nga këto:

24 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur,

41 për shpejtësi tej normave të lejuara në autostradë dhe në qendrat e banuara,

10 për shkelje të tjera .

Po gjatë fundjavës janë  vendosur 1751 masa administrative nga këto:

-98 për mosvendosje të rripit të sigurimit

– 180  për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit

-73 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse

-161 për parakalim të gabuar.

– 41 masa për shpejtësi tej normave të lejuara.

-6 masa për shkelje semafori.

-4 masa për mungesë të Kontrollit Teknik dhe Siguracion.

Si dhe masat e tjera për parkim të gabuar e shkelje të tjera.

Policia Rrugore e Tiranës, do vijojë në mënyrë të pandërprerë kontrollet “Blic” dhe të përqëndruara në të gjitha rrugët e Tiranës, duke përdor mjetet logjistike Drager e Radar, si dhe do vijojë kontrollet në brendësi të lagjeve të qytetit për t’ju ardhur në ndihmë banorëve të cilët kanë shprehur shqetësim për parkimet e gabuara, për mjetet e lënë në rrugë për një kohë të gjatë etj.

Njëkohësit Policia Rrugore e Tiranës  apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo shkelje të konstatuar duke i garantuar për reagim të shpejtë e të paanshëm.

https://alpenews.al/wp-content/uploads/2018/03/video-1520844886.mp4
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Premier League, Fiton Tottenham, shkëlqen Heung-Min Son
Previous article Spalletti i drejtpërdrejtë: Interit i mungon cilësia

Redaktor2

Postime të ngjashme

DETAJET E REJA/ U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025 Aktualitet

DETAJET E REJA/ U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË DUKAGJIK/ Detajet e para: Gjendet një viktimë, dyshohet… Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË DUKAGJIK/ Detajet e para: Gjendet një viktimë, dyshohet…

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT