Mbi 1800 shoferë në ditë janë gjobitur javën e kaluar nga policia rrugore në Tiranë. Sipas një bilanci të bërë të ditur nga kjo polici mësohet se për javën e kaluar (26 maj – 1 qershor 2024) janë vendosur 12.742 masa administrative, mesatarisht 1,813 në ditë.
Ndërkohë në dy raste janë gjobitur dy makina me 4 mijë lekë dhe 2 mijë lekë gjobë se shkaktuan zhurma shqetësuese përmes marmitave.
18 Arrestime dhe procedime penale
Nga këta 6 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
12.742 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,813 në ditë.
-Nga këta 68 masa për xhama të zinj.
-681 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
-410 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.
-713 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
-58 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.
-8.732 masa për qëndrim të gabuar.
Gjithashtu u bllokuan dhe 14 makina, përfshirë një me targa të huaja. Policia bën apel për të respektuar rregullat e qarkullimit rrugor për një udhëtim të sigurt


