Pas negocitash te gata dhe kercenimeve nga maja e catise se do te hidhej poshte nese e preknin, ish-presidenti i Gjeorgjisë dhe ish-guvernatori i Odesës, Mikheil Saakashvili, u arrestua nga Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës, në Kiev.
Zëdhënësja e këtij shërbimi, Olena Hitlyanska, i tha Radios Evropa e Lirë, tha se bastisja në apartamentin e Saakashvilit është kryer së bashku me hetuesit e Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, raporton Rel, duke shtuar se nuk ka pasur ndonje deklarate zyrtare lidhur me bastisjen.
Bastisja u bë dy ditë pasi Lëvizja e Forcave të Reja e Saakashvilit ka organizuar një tubim masiv në Kiev, duke kërkuar shkarkimin e presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko.
Protestat fillimisht janë thirrur nga Saakashvili, dikur aleat i Poroshenkos, por atyre u janë bashkuar më pas shumë liderë të partive politike opozitare.
Saakashvili ka qenë president i Gjeorigjisë, ku tani kërkohet nën dyshimet se ka bërë përpjekjte të organizojë grushtshtet, pasi ka dalë nga zyra. Saakashvili i mohon akuzat.
Në vitin 2015, ai është emëruar nga Poroshenko guvernator i rajonit Odesa dhe ka dorëzuar shtetësinë gjeorgjiane për të marrë postin.
Megjithatë, Saakashvili ka dhënë dorëheqje në nëntor, 2016, duke thënë se përpjekjet e tij për reforma janë bllokuar nga aleatët e Poroshenkos.
Saakashvilit më pas i është marrë shtetësia ukrainase nga Poroshenko – vendim të cilin Saakashvili e ka sfiduar në gjykatë.
Poroshenko tha se qëllimi i vërtetë i organizatorëve të protestave është të destabilizojnë Ukrainën.
Policia rrethon banesën, ish-presidenti mbi çati: Po më prekët me dorë do hidhem
Ish presidenti i Gjeorgjisë Mihail Sakashvili, ka hipur mbi catine e baneses se tij dhe kercenon se do te hidhet. Vendimin e ka marre pasi ne banesen e tij ka shkuar policia për kontroll pas urdherit te marre nga gjykata.
“Tani Sakashvili gjendet në cati dhe po kryen negociata me policinë. Dëgjohen zërat. Politikani thotë se nëse dikush e prekë me dorë, do të hidhet nga catia. Kanë ardhur edhe shpëtimtarët dhe mjekët”- bejne me dije mediat e huaja.
Me heret eshte thene se policia do qe ta arrestoje. Nderkohe qe te tjera burime thone se bastisja e baneses behet pas dyshimeve se parate e protestave në të cilat po merr pjesë politikani, po financohen nga qarqet e ish kryetarit prorus të Ukrainës Viktor Janukovic.