• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
POLICIA NIS AKSIONIN E GJOBITJES SË MOTOÇIKLISTËVE/ 38 drejtues në pranga (DETAJET)
Home
Aktualitet
Kronikë

POLICIA NIS AKSIONIN E GJOBITJES SË MOTOÇIKLISTËVE/ 38 drejtues në pranga (DETAJET)

11 June, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Pas çiklistëve, policia ka nisur masat administrative edhe për motoçiklistët në Tiranë, duke hartuar kështu planin “Tispol – Motomjete 2020”.

Policia Rrugore në të gjithë vendin ka organizuar kontrolle të përqendruara për të kontrolluar drejtuesit e motoçikletave për dokumentacionin përkatës.

“Si rezultat, në të gjithë vendin gjatë dy ditëve u proceduan penalisht 79 drejtues motomjetesh, nga këta janë arrestuar në kushtet e flagrancës 38 prej tyre, konkretisht 33 për drejtim motomjeti pa leje drejtimi dhe 5 për drejtim motomjeti në gjendje të dehur.

Janë vendosur 201 masa administrative për drejtim të motomjetit pa kaskë mbrojtëse, si dhe janë vendosur dhe 850 masa për mangësi në dokumentacionin e motomjeteve”, njofton policia

Njoftimi i plotë

Plan-operacion “Tispol – Motomjete 2020”, për respektimin e legjislacionit rrugor nga drejtuesit e automjeteve.

Gjatë dy ditëve të operacionit 38 drejtues në pranga, 1051 masa administrative dhe 62 motomjete të bllokuara.

Drejtoria e Policisë Rrugore, në kuadër të masave për parandalimin e aksidenteve rrugore, nisur nga fakti që kohët e fundit në aksidente rrugore janë përfshirë motomjete, hartoi planin-operacional “Tispol – Motomjete 2020”.

Në zbatim të këtij plani, Policia Rrugore, në të gjithë vendin, për dy ditë me radhë, organizoi kontrolle të përqendruara në rrugët urbane dhe interurbane, si dhe në rrugët rurale, për motomjetet dhe mjetet në përgjithësi, për pajisjen me dokumentacionin përkatës.

Si rezultat, në të gjithë vendin gjatë dy ditëve u proceduan penalisht 79 drejtues motomjetesh, nga këta janë arrestuar në kushtet e flagrancës 38 prej tyre, konkretisht 33 për drejtim motomjeti pa leje drejtimi dhe 5 për drejtim motomjeti në gjendje të dehur.

Janë vendosur 201 masa administrative për drejtim të motomjetit pa kaskë mbrojtëse, si dhe janë vendosur dhe 850 masa për mangësi në dokumentacionin e motomjeteve.

Policia Rrugore do vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së Kodit Rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë e të paanshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDRYSHIME NË QEVERI/ Studiuesi i njohur Albert Nikolla emërohet zv.Ministër i Shëndetësisë
Previous article AKSIDENT NË DALJE TË TYNELIT TË ELBASANIT/ Kamioni del nga rruga, përplaset me bordurat (VIDEO+FOTOT)

s.autor

Postime të ngjashme

NGJARJA NË KAMËZ/ Policia jep DETAJET: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari Aktualitet

NGJARJA NË KAMËZ/ Policia jep DETAJET: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari

MARSHIMI NË RRUGËT E TIRANËS/ Protestuesit thirrje për dorëheqjen e kryeministrit: Shqipëria kërkon revolucion! Poshtë patronazhistët Aktualitet

MARSHIMI NË RRUGËT E TIRANËS/ Protestuesit thirrje për dorëheqjen e kryeministrit: Shqipëria kërkon revolucion! Poshtë patronazhistët

E PËSON KEQ/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet një person në Kamëz Aktualitet

E PËSON KEQ/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet një person në Kamëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT