• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Policia në aksion, arrestohet pas protestave lideri opozitar
Home
Nderkombetare

Policia në aksion, arrestohet pas protestave lideri opozitar

23 April, 2018 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Policia armene ka arrestuar liderin opozitar Nikol Pashinyan, i cili është duke i udhëhequr protestat kundër kryeministrit të vendit Serzh Sargsyan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas BBC, Pashinyan është arrestuar pas tensioneve përpara kamerave me Sargsyan, kurse forcat e policisë speciale në Jerevan janë autorizuar për t’i shpërndarë protestuesit.

Përderisa vazhdonin protestat kundër zgjedhjes së Sargsyanit për kryeministër të Armenisë pas detyrës së tij si president, ai ishte larguar nga takimi me kreun opozitar Nikol Pashinyan, takim i cili realizohej përpara kamerave.

Sargsyan dhe Pashinyan u takuan përpara pjesëtarëve të medias për të diskutuar për protestat.

Ndërkaq, pas kërkesës së Pashinyan për dorëheqje të Sargsyan për shkak të ndryshimeve kushtetuese duke i vlerësuar ato si përpjekje për të mbajtur pushtetin në dorë, Sargsyan e akuzoi opozitën për “shantazh” dhe ishte larguar nga hoteli ku po mbahej takimi.

Pashinyan pas rastit në fjalë u bëri thirrje përkrahësve të tij të cilët janë në rrugë për më shumë se një javë që t’i vazhdojnë protestat.

Pashinyan kishte vuajtur dënim me burg për shkak të rolit të tij në protestat kundër Sargsyan në vitin 2008 në Armeni.

Serzh Sargsyan në votimin e 17 prillit në parlament u zgjodh kryeministër i Armenisë.

Ndërkaq, në pozitën e presidentit, autoriteti i të cilit është përkufizuar me referandumin kushtetues, muajin e kaluar u zgjedh Armen Sargsyan. Ai javën e kaluar ishte betuar dhe kishte marrë detyrën e tij nga Serzh Sargsyan.

Sipas referendumit kushtetues, i cili u pranua me mbështetjen e Sargsyan në vitin 2015, autoriteti ekzekutiv nga presidenti i kaloi kryeministrit, gjë e cila është kundërshtuar nga opozitarët.

Sarkisyan kritikohet në vendin e tij për shkak të tensionimit të vazhdueshëm me Azerbajxhanin dhe Turqinë, marrëdhëniet e afërta me Rusinë si dhe për shkak të varfërisë së përhapur në vend.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Letra me motivet/ Jep dorëheqjen kreu i OMONIA-s: Kërkoj ndjesë për…
Previous article Vajzat shqiptare po u shiten serbëve/ Ja si i komentojnë mediat e Beogradit këto raste

Ina.Autor

Postime të ngjashme

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës Botë

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president Botë

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi Botë

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT