• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
POLICIA NË AKSION/ Arrestohen 9 persona në Tiranë. Ja pse akuzohen
Home
Aktualitet
Kronikë

POLICIA NË AKSION/ Arrestohen 9 persona në Tiranë. Ja pse akuzohen

12 September, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Arrestohen në flagrancë 9 persona ne Tirane, dy te tjere procedohen penalisht nderkohe qe nje shtetas eshte shpallur ne kerkim.

Ky eshte bilanci i aksionit me te fundit te policise se Tiranes gjate 24 oreve, duke prangosur te akuzuarit per vepra te ndryshme penal.

NJOFTIMI

Nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 29 vjeç, si dhe u referuan materialet për shtetasit B. M., 25 vjeç dhe R. P., 21 vjeç, pasi, pranë sheshit “Shqiponja”, gjatë kontrollit në mjetin me drejtues shtetasin A. K dhe pasagjerë shtetasit B. M. dhe R. P., shtetasit A. K. iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa. Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit B. M. dhe R. P., për veprën penale “Moskallzimi i krimit”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. D., 58 vjeç, si dhe shpallën në kërkim shtetasin A. D., 25 vjeç, pasi në rrugën “Gjergj Legisi”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësit e policisë së rendit publik, për të shmangur shoqërimin e tyre në ambientet e Komisariatit, për shkak të një konflikti të ndodhur më parë.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A. K., 33 vjeç dhe M. Sh., 20 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet pa lejen përkatese;

R. P., 34 vjeç, F. B., 44 vjeç, A. F., 46 vjeç, dhe H. L., 38 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

M. H., 27 vjeç, pasi në rrugën “Kastriotët”, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.98 mg/l, ka aksidentuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, biçiklistin shtetasin K. M., i cili pas ndihmës së marrë në spital, është larguar për në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ABUZOI SEKSUALISHT ME TË MITURËN/ Banorët: Kishte gati 1 vit në shtëpinë e tij, gjoja e mësonte vajza e tij për shkollën
Previous article AFATI I FUNDIT PËR PLOTËSIMIN E AMTP/ Lame thirrje qytetarëve: Pajisja me tokë nuk është lotari. Aplikoni në bashki deri më 7 nëntor

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË GREQI/ Ndërrojnë jetë dy shqiptarët, detajet nga ngjarja Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË GREQI/ Ndërrojnë jetë dy shqiptarët, detajet nga ngjarja

61 DITË PROTESTË/ Qytetarët marshojnë sërish drejt Kryeministrisë Aktualitet

61 DITË PROTESTË/ Qytetarët marshojnë sërish drejt Kryeministrisë

U ARRESTUA NË GREQI/ Ilir Shtufi vijon refuzimin e ekstradimit në Shqipëri, Gjykata e Selanikut merr vendimin për biznesmenin Aktualitet

U ARRESTUA NË GREQI/ Ilir Shtufi vijon refuzimin e ekstradimit në Shqipëri, Gjykata e Selanikut merr vendimin për biznesmenin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT