• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
POLICIA KAP 6 SHQIPTARË PA DOKUMENTA/ Pronari gjerman u del në krah: Janë të afërm të mi!
Home
Breaking News

POLICIA KAP 6 SHQIPTARË PA DOKUMENTA/ Pronari gjerman u del në krah: Janë të afërm të mi!

4 May, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjashtë shqiptarë pa leje të punës janë kapur nga zyrtarët e doganës, në Goslar, në afërsi të qytetit Braunschweig, Gjermani. Të gjithë ata të enjten ishin duke punuar në një restorant të atyshëm, shkruan presseportal.de.

Siç kanë bërë të ditur autoritetet përgjegjëse të premten, nuk bëhet fjalë për një rastësi por zënia e tyre ndodhi si rezultat i vëzhgimeve dhe dyshimeve të mëparshme, transmeton albinfo.ch. Para disa javësh, autoritete tjera kishin kontrolluar restorantin në fjalë, me ç`rast dy nga punëtorët kishin marrë menjëherë arratinë. Në këtë mënyrë ishin përmbushur kushtet që edhe zyrtarët e doganës të bënin kontrollimin për të verifikuar statusin e punës të punëtorëve të restorantit.

Pasi që kësaj radhe, në saje të një numri më të madh të personelit u bllokuan edhe dyert anësore të lokalit, nuk pati mundësi ikjeje për askënd, përcjell albinfo.ch. Kështu, punëtorët e kapur në befasi, u treguan bashkepunues me autoritetet.

Kundër gjashtë shqiptarëve janë iniciuar hetimet mbi dyshimin për qëndrim ilegal në Gjermani. Lidhur me qëndrimin e tyre të mëtejmë në vend do të vendosin autoritetet për të huaj, ku të përmendurit do t`i marrin pasaportat që u është dashur t`i dorëzonin me rastin e kapjes.

Ndërsa pasoja më serioze e kërcënojnë punëdhënësin. Ai ka leje qëndrimi në Gjermani por mund të akuzohet për punësimin ilegal të të huajve dhe për trafikimin e tyre. E gjithë gjoba për të mund të arrijë deri në 500 mijë euro.

Ndërsa ai vetë nuk shihte asnjë problem gjatë kontrollit të bërë në restorantin e tij. Kjo pasi, sipas tij, të gjithë punëtorët janë familjarë, të afërt e të largët të tij, të cilët “vetëm po e ndihmonin” dhe për këtë nuk kishin marrë paga.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MERRENI KËTË KOMB FATKEQ NË..."/ Zbulohet letra e studentëve shqiptarë për Wilson
Previous article ERDOGAN I KUJTON BORXHIN EVROPËS/ Jeni në paqe falë nesh, por nuk do lejojmë që…

F.autor

Postime të ngjashme

GRABITET ME ARMË BANKA TE KOMUNA E PARISIT/ Autori kërcënoi arkëtaren dhe rojen, largohet me monopatinë Aktualitet

GRABITET ME ARMË BANKA TE KOMUNA E PARISIT/ Autori kërcënoi arkëtaren dhe rojen, largohet me monopatinë

DHUNA NË PROTESTA/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin Aktualitet

DHUNA NË PROTESTA/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin

VRASJA E SHQIPTARIT NË SELANIK/ Arrestohet pas 6 vitesh 26-vjeçari nga Korça! Si u zbulua i kërkuari ndërkombëtar (EMRI) Aktualitet

VRASJA E SHQIPTARIT NË SELANIK/ Arrestohet pas 6 vitesh 26-vjeçari nga Korça! Si u zbulua i kërkuari ndërkombëtar (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT