Të njëjtat burime sqaruan se kontrollet do vijojnë edhe në rrugët e brendshme të qytetit duke përdorur alkool testuesit, me qëllim parandalimin e drejtimit të mjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur.“Drejtues mjetesh dhe motomjetesh, respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, për të shijuar fundjavën dhe për të arritur të sigurt në destinacion.

Mos e trajtoni rrugën si pistë 🛫 ndërsa mjetin si 🚀, duke u ekspozuar ndjeshëm ndaj rrezikut 🚑, për tu përfshirë në aksident rrugorë, ku për shkak të shpejtësisë, nivelit të alkoolit në frymëmarrje dhe mënyrës agresive në drejtim, mund të jetë edhe udhëtimi i fundit për ju.
Mbrojeni jetën, duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.
#FundjavePerTeFestuar
#StopAlkoolitNeTimon
#👮🏻♀📸”, thuhet në njoftimin e policisë.