• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Policia iu shkon në shtëpi rreth mesnatës! Si u dëbua pas 25 vitesh familja shqiptare nga Gjermania
Home
Sociale

Policia iu shkon në shtëpi rreth mesnatës! Si u dëbua pas 25 vitesh familja shqiptare nga Gjermania

3 June, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Sociale

Pas 25 vitesh në Gjermani, familja shqiptare nga Maqedonia është dëbuar nga Wolfschlugeni i Gjermanisë. Vetëm vajza më e moshuar ka mbetur e vetme, ndërsa familja do t`ia fillojë jetës në një vend të huaj nga asgjë.

Lejla 16-vjeçare ka qenë duke mësuar për të përfunduar shkollimin e mesëm. E motra e saj, Elifja 10-vjeçare pothuajse kishte shkuar në shtrat, kur rreth orës 22.30 dikush troket në derë. Në momentin që nëna Gjilsime e hap derën, në banesën në Wolfschluehn futen pesë policë. Ata nuk folën shumë, vetëm i urdhëruan që të marrin me vete gjësendet e nevojshme dhe të shkojnë me ta.

Asaj mbrëmje, babai Isa po kthehej vonë nga puna, ndërsa dy vajzat, djali i tij Omeri dhe bashkëshortja e tij ishin futur më në veturën e policisë para banesës. Policët i thanë se ai shpejt e shpejt duhet të marrë gjësendet e nevojshme me vete dhe t`i bashkohet familjes.

Në korridor e takon të bijën e madhe, Hazbijen 23-vjeçare, e cila ishte përshëndetur me familjen dhe për të nuk ka urdhër dëbimi, pasi Maqedonia nuk e njeh si shtetase të veten. Hazbija me lot në sy rrëfen për atë ditë të kobshme në gazetën e përditshme gjermane “NTZ”, përcjell Albinfo.ch. Për atë ditë, kur familja e saj u dëbua pas 25 vitesh qëndrimi në Gjermani.

Autoritetet gjermane janë prononcuar lidhur me dëbimin e tyre, me pretekst se nuk i kanë plotësuar disa formalitete të nevojshme administrative. Tani, familja shqiptare në Maqedoni duhet t’ia fillojë nga asgjë dhe gjithçka është e vështirë për ta, pasi as fëmijët e as prindërit nuk e zotërojnë sa duhet gjuhën maqedonase për t’u integruar në vend.

Babai Isa Bajrami, në Gjermani kishte ardhur në vitin 1993 dhe një vit më vonë e kanë shoqëruar bashkëshortja dhe i biri, Omeri. Për 25 vite me radhë, familja ka jetuar në Gjermani me statusin e të ashtuquajturit “Duldung”.

Në Wolfschlugen dhe Nürtingen, familjes Bajrami i janë shtuar shumë përkahës, bile edhe politikanë të cilët i kanë shkruar Ministrisë së Brendshme gjermane. Nga atje kanë marrë përgjigje se familja shqiptare nuk i ka plotësuar kërkesat e tyre për pasaportë, njofton më tej Albinfo.ch. Hazbija rrëfen se familja ka bërë përpjekje për t`i rregulluar pasaportat maqedonas, bile kanë qenë edhe në Konsullatin e Munihut ku iu kanë thënë se ata duhet të kthehen fillimisht në Maqedoni për të bërë kërkesat.

Hazbija vazhdon të luftojë me përkrahësit e familjes që ajo sa më parë të kthehet në ambientin e mëparshëm gjerman. Me këtë rast është hapur edhe një peticion për të grumbulluar sa më shumë nënshkrime dhe t`i dorëzohen autoriteteve përkatëse.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Laurent Blanc te Chelsea e kryer! Zyrtarizmi punë orësh
Previous article FITUAN ZEMRAT E NJERZËVE/ Vdesin binjaket siameze në moshën 22-vjeçare

Redaktor2

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës Aktualitet

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë Aktualitet

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT