• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Policia i nënshtrohet testit! Të gjithë “dorëzojnë” shenjat e gishtërinjve pasi…
Home
Sociale

Policia i nënshtrohet testit! Të gjithë “dorëzojnë” shenjat e gishtërinjve pasi…

8 December, 2017 k.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Të gjithë efektivëve të Policisë së Shtetit që kanë hyrë në radhët e kësaj organizate pas vitit 2013, do t’u verifikohen gjurmët e gishtave dhe analizat e gjakut.

Sipas një urdhëri të Drejtorit të Përgjithshëm, Haki Çako, këto të dhëna personale do të shërbejnë për të parë nëse ata kanë qenë të dënuar më parë në Shqipëri apo ndonjë vend tjetër dhe nëse janë përdorues droge.

Testit i nënshtrohen jo vetëm policët që kanë ardhur nëpërmjet Akademisë së Sigurisë, por edhe ata që janë ripranuar pas 2013-ës. Kjo praktikë kishte nisur të zbatohej në polici në vitin 2008, me një urdhër të nxjerrë nga ish-drejtori i asaj kohe, Ahmet Prençi. Por pas Shtatorit të vitit 2013, ajo u ndërpre.

Në muajin Tetor, Drejtori i Përgjithshëm Haki Çako rifreskoi urdhërin. Mësohet se afërsisht 600 efektivë, oficerë dhe punonjës të rolit bazë i kanë dorëzuar të dhënat e kërkuara, në një afat prej një muaji, raporton Tv Klan.

Informacionet pritet të krahasohen me skedat e ruajtura në bazat e të dhënave të policisë në vendet e Bashkimit Europian dhe vende të tjera.

Ky është një tjetër hap që ndërmerret për të pastruar radhët e policisë nga persona me precendentë.

Ministri i Brendshëm Xhafaj ka paralajmëruar se të gjithë drejtuesit dhe efektivët e policisë, shumë shpejt do t’i nështrohen edhe procesit të Vettingut. Ndërsa sipas Kryeministrit Edi Rama, policët do të duhet të kalojnë edhe testin e poligrafit.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sokol Hoxha zbulon amanetin e fundit të Enver Hoxhes. Babai më tha...
Previous article REUTERS/ Ulja e taksave, Shqipëria 'josh' markat më luksoze të hoteleve në botë

k.autor

Postime të ngjashme

DETAJE NGA NGJARJA NË KURBIN/ 22-vjeçari i plagosur u dërgua në spital nga vëllai, ja dëshmia e tij Aktualitet

DETAJE NGA NGJARJA NË KURBIN/ 22-vjeçari i plagosur u dërgua në spital nga vëllai, ja dëshmia e tij

DIGJENT MALI I ÇIPINIT/ Era e fortë përkeqëson situatën e zjarreve, autoritetet thirrje banorëve të zonës: Tregoni kujdes Aktualitet

DIGJENT MALI I ÇIPINIT/ Era e fortë përkeqëson situatën e zjarreve, autoritetet thirrje banorëve të zonës: Tregoni kujdes

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë zjarri në Gjorm të Kurbinit, plagoset një 22-vjeçar Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë zjarri në Gjorm të Kurbinit, plagoset një 22-vjeçar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT