Mijra grekë protestuan në qytetin verior të Selanikut për marrëveshjen me Maqedoninë fqinjë duke i dhënë fund një mosmarrëveshjeje të vjetër mbi emrin e saj.
Athina dhe Shkupi arritën një marrëveshje në qershor duke i dhënë fund viteve të acimit midis dy vendeve mbi emrin e shtetit të vogël ballkanik, por kjo ka shkaktuar një reagim të zemëruar nga shumë grekë, shkruan Reuters.
Të shtunën, policia qëlloi me gaz lotsjellësish një grup individësh të cilët u ndanë nga një grup kryesor i demonstruesve dhe hodhën gurë ndaj policisë duke shkaktuar trazira.
Televizioni Shtetëror tregoi imazhet e policisë që ndiqnin protestuesit pranë barrierave të ngritura rreth një parku tregtar ku po zhvillohej një panair vjetor tregtar, ku do të ishte i pranishëm edhe kryeministri Alexis Tsipras dhe do të mbante një fjalim për ecurinë e ekonomisë vendase.
Burimet e policisë vlerësuan se numri i protestuesve ishte rreth 15,000, shumë që mbanin flamurin grek dhe të bardhë.
Greqia ka qenë në kundërshtim me Maqedoninë që nga viti 1991 mbi emrin e shtetit ballkanik, duke argumentuar se mund të nënkuptojë pretendime territoriale mbi krahinën e saj me të njëjtin emër dhe një përvetësim të kulturës dhe civilizimit grek të lashtë.
Selaniku është kryeqyteti i provincës veriore të Maqedonisë.
Nga ana tjetër Maqedonia ka thirrur një referendum më 30 shtator mbi marrëveshjen me Greqinë për të ndryshuar emrin e saj në Republikën e Maqedonisë Veriore. Por shumë grekë kundërshtojnë çdo emër që përfshin Maqedoninë.
Të shtunën, kancelarja gjermane Angela Merkel u kërkoi maqedonasve të përqafojnë marrëveshjen me Greqinë për të siguruar anëtarësimin në NATO dhe Bashkimin Evropian.