• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
POLICIA E ARRESTON DY HERË/ Gjyqtarja i jep lirinë shpërndarësit të heroinës
Home
Aktualitet
Kronikë

POLICIA E ARRESTON DY HERË/ Gjyqtarja i jep lirinë shpërndarësit të heroinës

15 April, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Një gjykatëse në Elbasan ka lënë në masë arresti shtëpiak një të arrestuar nga policia si shpërndarës përsëritës i lëndëve narkotike. Por edhe pse vendi ndodhet në shtet-rrethim si masë mbrojtëse ndaj pandemisë COVID-19, Artan Driza nga Gramshi e ka thyer masën duke dalë nga shtëpia. E çuditshmja është që e njëjta gjyqtare e ka nxjerrë sërish në masë arresti shtëpiak, duke mos e lënë në qeli shpërndarësin e rregullt të kokainës, të arrestuar dy javë më parë nga policia e Elbasanit.

Gjatë kontrollit fizik Artan Drizës  iu sekuestruan 81 doza heroinë, të gatshme për t’u shpërndarë tek konsumatorët. Materiali hetimor për këtë shpërndarës përsëritës u dërgua nga policia për vlerësim në prokurorinë e Elbasanit, e cila ngriti akuzën e “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

Dosja i kaloi gjykatës së Elbasanit për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” e kërkuar nga prokuroria. Por gjyqtarja e çështjes Pajtime Fetahu, pasi ka vlerësuar të gjitha provat e akuzës, ka vendosur të rrëzojë kërkesën e prokurorisë, duke caktuar për Artan Drizën, masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Pas këtij vendimi, Driza, i cili tre javë më parë u kap me 81 doza heroine, u lirua nga burgu në datën 7 prill 2020, duke u lënë në masën e “arrestit në shtëpi”.  Por Artan Driza ka dalë nga shtëpia dhe ka filluar të lëvizë rrugëve të Elbasanit. Pak ditë më parë ka qenë një patrullë policie që e ka ndaluar dhe i ka kërkuar autorizimin për lëvizje. Driza jo vetëm që nuk kishte autorizim por kishte thyer dhe vendimin e gjykatës, duke dalë jashtë nga banesa dhe nuk ka qëndruar në “arrest shtëpie”, siç kishte urdhëruar gjykata.

Artan Driza, është arrestuar dhe ndaj tij është ngritur akuza e “Largimit i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Prokuroria e Elbasanit, i ka kërkuar gjykatës caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për Drizën. Sërish e njëjta gjykatëse në Elbasan, Pajtime Fetahu, ka rrëzuar kërkesën e akuzës, duke vendosur sërish lirimin e Artan Drizës nga burgu dhe caktimin për të dytën herë dhe për të njëjtin person, masën e sigurisë “arrest në shtëpie”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË KOHË KORONAVIRUSI/ Tërmet i fuqishëm Greqi, ja sa ishte magnituda
Previous article KORONAVIRUSI/ Bilanci i viktimave nga COVID-19 në rënie, 523 të vdekur në 24 orët e fundit

Delo.autor

Postime të ngjashme

PROTESTUESIT RIKTHEHEN TE RRUGA E DURRËSIT/ Policia i përgjigjet me gaz dhe ujë! Hidhen sende të forta drejt efektivëve Aktualitet

PROTESTUESIT RIKTHEHEN TE RRUGA E DURRËSIT/ Policia i përgjigjet me gaz dhe ujë! Hidhen sende të forta drejt efektivëve

TENSIONET TE MINISTRIA E ARSIMIT/ Policia nis shoqërimet pas përplasjeve fizike, merren me forcë disa protestues Aktualitet

TENSIONET TE MINISTRIA E ARSIMIT/ Policia nis shoqërimet pas përplasjeve fizike, merren me forcë disa protestues

TENSIONE NË MINISTRINË E ARSIMIT/ Studentët shkulin hekurat e rrugës dhe gjuajnë me gurë Aktualitet

TENSIONE NË MINISTRINË E ARSIMIT/ Studentët shkulin hekurat e rrugës dhe gjuajnë me gurë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT