Bashkëpunëtori i drejtësisë, Erion Alibej, ka rrëfyer sot në dëshminë e tij në GJKKO se si i financohej dhe siguronte paratë bashkë me të vëllain, Endrit Alibej.
Sipas Alibejt, ai dhe i vëllai, Endriti, merreshin me trafik droge por jo me vrasje. Ai ka treguar se kishte lidhje me Dritan Gjikën, sipas tij, një person i rëndësishëm në këtë fushë.Më tej, Erion Alibej tregon se gjithçka ndryshoi kur vëllai i tij dhe shtetasi turk u vranë. Ai tha se përveç se i vranë dy njerëz të rëndësishëm, e goditën edhe ekonomikisht. Në dëshmi, Alibej ngre akuza të rënda dhe për prokurorinë dhe policinë e Elbasanit, që sipas tij, zyrtarët janë të korruptuar. Ai akuzon Suel Çelën, se e donte Ednrit Alibej “jashtë loje”.
Unë dhe Endriti kishim nisur një marrëveshje biznesi. Me trafikim drogë normalisht, por s’kemi qenë përzierë kurrë me vrasje. Kemi pasur njeriun më të rëndësishëm, u lidhëm me Dritan Gjikën. Endriti dhe shtetasi turk që u vra, mik i familjes tonë, kishim nis një ngarkesë prej 530 kg kokainë për në Turqi. Kishim investuar gjithçka aty.
Për episodet e vrasjes kam komunikuar në aplikacionin Sky Ecc. Ne kemi qenë biznesmenë, merreshim me punë të paligjshme kokainë, drogë. Patëm një biznes me Dritan Gjikën. Ai erdhi na takoi, me Endritin dhe shtetasin turk dhe kishin nisur një ngarkesë prej 530 kg kokainë në Ekuador me destinacion Turqinë.
Nga Prokuroria e Elbasanit apo Policia, janë të korruptuar kam fakte. Kishte dy javë që ishte nisur ngarkesa. Vranë dy njerëzit kryesorë të kësaj ngarkesë, Endritin dhe mikun e tij, turkun, që kishin rol kryesor të nxjerrjes së drogës nga porti.
Endriti fliste me njerëzit pa të keq. Anija mbërriti në portin e Mersinit. Përveç se më vranë 2 njerëz të rëndësishëm, më goditën shumë keq ekonomikisht. Deri për bukën e gojës. Suel Çela ka pasur interes me nxjerrë Endritin jashtë loje.”– tregoi ai.


