• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Policia dhe Agjencia e Inteligjencës e Kosovës e dinë kush e vrau Oliver Ivanoviçin
Home
Rajon

Policia dhe Agjencia e Inteligjencës e Kosovës e dinë kush e vrau Oliver Ivanoviçin

7 February, 2018 g.autor Rajon

Express ka marrë vesh nga burimet e veta brenda këtyre dy institucioneve se ato tashmë janë të sigurta se i kanë informatat e sakta për autorin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, që ndodhi tri javë më parë në Mitrovicën e Veriut.

Vrasja më enigmatike e viteve të fundit, ajo e Oliver Ivanoviqit, ka mundësi që do të zbardhet shpejt. Institucionet e sigurisë së Kosovës, ka mësuar Gazeta Express, kanë informata të mjaftueshme për rastin e vrasjes së politikanit serb në Veri të Kosovës.

“Edhe AKI, por edhe Policia e Kosovës, kanë informata për dorasin dhe për motivet e vrasjes së OIiver Ivanovicit”, ka thënë një burim i mirinformuar.

“Ndoshta edhe më tutje këto informata nuk janë ato të duhurat, sa për të kryer arrestimin, mirëpo pista ekziston. Ekziston rreziku që nëse arrestimet do të kryheshin tash, do të mund të dëmtoheshin hetimet e mëvonshme”.

“Për këtë gjë, këto institucione, pra këto të sigurisë, i kanë informuar edhe udhëheqësit politikë, sipas të gjitha gjasave edhe në Kosovë, por edhe në Serbi”, ka thënë ky burim.

Oliver Ivanoviq u vra me datë 16 të muajit të kaluar para zyrës së partisë së tij politike. Ai, dy tri ditë para se të vritej, në një intervistë kishte deklaruar se ndjehet i rrezikuar nga serbët. Raportet e Ivanoviqit me Qeverinë e Serbisë, edhe me Presidentin Aleksandar Vuçiq, kanë qënë të tensionuara. Këta të fundit e kanë përkrahur Listën Serbe, në kurriz të partive tjera politike serbe ne Kosovë.

Mediat në Serbi kanë raportuar se pak ditë para se të vritej Ivanoviqi i kishte nisur një mesazh telefonik Presidentit Vuçiq, por që nuk kishte marrë kurrfarë përgjigje.

Spekulimet për vrasjen e tij, për motivet, kanë qenë të shumta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Presidenti Vuçiç thotë se Serbia do ta "paguajë" me Kosovën anëtarësimin në BE
Previous article HABIT Gjergj Leka! I bën Rudina Magjistarit surprizën më të veçantë ndonjëherë...

g.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur Rajon

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje Rajon

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike Rajon

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT