• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Policia ‘blindon’ Rinasin, kapen 19 persona në kërkim brenda javës, ja rezultatet
Home
Sociale

Policia ‘blindon’ Rinasin, kapen 19 persona në kërkim brenda javës, ja rezultatet

21 May, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Sociale

Policia Kufitare e Rinasit, ka intensifikuar punën për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë si dhe për përmirësimin çdo ditë e më shumë të shërbimit që ofron për qytetarët.

Në kuadër të forcimit të masave të sigurisë dhe parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale, për sezonin turistik në aeroportin e Rinasit, në ndihmë të Policisë Kufitare është duke kryer shërbim edhe FNSH-ja.

Gjatë javës që kaloi nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas janë evidentuar 20 vepra penale, në fushën e “Falsifikimit të Pasaportave apo Letërnjoftimeve”, “Kalimit të paligjshëm të kufirit”, si dhe “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”

Janë kapur gjithsej 19 persona në kërkim, për llogari të Drejtorive dhe Komisariateve Vendore.

Në kuadër të bashkëpunimit me vendet e BE-së për parandalimin e azilkërkimit, gjatë javës që lamë pas janë përpunuar në kategorinë “deportiv”, 324 shtetas të kthyer nga vendet e BE-së, të cilëve iu është refuzuar kërkesa për azil politik, apo janë kapur pa dokumente qëndrimi.

Janë refuzuar në dalje nga Republika e Shqipërisë 62 shtetas, pasi nuk plotësonin kushtet për të udhëtuar drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Gjithashtu iu është refuzuar hyrja 10 shtetasve të huaj, që dyshohet se udhëtonin me dokumente të falsifikuara.

Janë proceduar penalisht për kalim të paligjshëm të kufirit 11 shtetas, të cilët kanë kaluar kufirin jeshil në mënyrë të paligjshme nga pika të ndryshme të kalimit kufitar dhe janë kthyer “deportiv” nga policitë homologe.

Policia Kufitare e Rinasit ka marrë një sërë masash për përmirësimin e cilësisë së shërimit, duke eliminuar në maksimum vonesat qoftë në përpunimin e dokumentacionit, ashtu edhe të kontrollit fizik dhe të bagazheve.

Në këtë kuadër Policia Kufitare e Rinasit fton cilindo që konstaton abuzime të punonjësve të policisë me detyrën, që t’i denoncojë ato në numrin e gjelbër 0800 90 90 dhe 112, duke u garantuar reagim të shpejtë e të paanshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Manchester United shfaq interes për yllin e Chelseat
Previous article PREMIER LEAGUE/ Willian fshin Conten nga fotoja e festës së FA Cup

Redaktor2

Postime të ngjashme

"SKENË KRIMI"/ Vijon protesta, qytetarët vendosin sirena policie para kryeministrisë Aktualitet

"SKENË KRIMI"/ Vijon protesta, qytetarët vendosin sirena policie para kryeministrisë

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut Aktualitet

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut

"PO BIE PROTESTA ÇDO DITË, KUSH JE TI QË NA DREJTON"/ Nisin përplasjet mes protestuesve Aktualitet

"PO BIE PROTESTA ÇDO DITË, KUSH JE TI QË NA DREJTON"/ Nisin përplasjet mes protestuesve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT