• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Policia bëhet ‘GARDH’/ 1500 efektivë në terren. Ja masat para PROTESTËS (FOTO)
Home
Sociale

Policia bëhet ‘GARDH’/ 1500 efektivë në terren. Ja masat para PROTESTËS (FOTO)

27 January, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Ashtu si kishte njoftuar edhe nje dite me pare, Policia e Shtetit ka marre gjithe masat e nevojshme per protesten e sotme te opozites ne ruajtje te rendit dhe te sigurise.

Te angazhuara u tha se do te jene rreth 1500 forca policore, nderkohe qe ne oret e para te mengjesit te sotem jane pare efektivet e shperndare dhe makina te shumta policie rreth kryeministrise.

Plani i masave 

“Me kërkesën e ministrit të Brendshëm, hartimi i këtij plani masash është bërë me mbështetjen e misioneve të vendeve partnere, të cilat asistojnë Policinë e Shtetit. E gjithë veprimtaria e Policisë, ditën e nesërme, do të asistohet dhe monitorohet, gjithashtu, nga ekspertë të huaj, të cilët janë atashuar pranë Ministrisë së Brendshme”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Brendshme.

Sipas institucionit të sigurisë së brendshme, Policia do të zbatojë ligjin me korrektësi, pavarësisht se në protestat e mëparshme është shfaqur dhunë verbale dhe fizike ndaj saj. “Ministria e Brendshme respekton të drejtën e qytetarëve për të protestuar dhe njëherazi mbështet punën e Policisë së Shtetit në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike. Ashtu si edhe në protestat e mëparshme, Policia e Shtetit mbetet e angazhuar në zbatimin me korrektësi të ligjit, pavarësisht dhunës verbale dhe fizike të ushtruar ndaj saj në disa nga këto tubime”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.

Gjithashtu, ajo u bën thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit, ndërsa paralajmëron zbatimin e rreptë të ligjit për këdo që prish rendin dhe cenon sigurinë.

“Ministria e Brendshme u bën thirrje qytetarëve dhe përfaqësuesve të subjekteve politike, të mbështesin Policinë e Shtetit në ushtrimin e detyrës së saj dhe të distancohen nga individët me mendësi e prirje të dhunshme. Policia e Shtetit ka të gjitha kapacitetet për të garantuar të drejtën e tubimit. Në të njëjtën kohë, ajo do të veprojë sipas përcaktimeve ligjore ndaj kujtdo që cenon rendin dhe sigurinë dhe do t’i përballë ata me ndëshkimin e duhur ligjor”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.

Ndërkohë, Policia e Shtetit njofton se do të angazhojë rreth 1500 efektivë policie nga komisariatet e Tiranës, forcat Shqiponja, FLO dhe FNSH, për të siguruar rendin dhe qetësinë. Sipas burimeve, pranë vendit ku do të mbahet protesta, do stacionohen edhe ambulanca dhe shërbimi zjarrfikës.

“Policia e Shtetit ka miratuar kërkesën e subjektit politik, Partia Demokratike, për të zhvilluar protestë më datë 27 janar 2018, nga ora 12:00 deri në ora 16:00. Ajo do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit. Sipas Policisë, mjetet e transportit të ardhura nga rrethet nuk do lejohen në brendësi të qytetit.

“Mjetet që vijnë nga perëndimi, do të lejohen deri te pallati i sportit “Asllan Rusi”, Qyteti i Nxënësve, ndërsa ato nga lindja deri te rrethrrotullimi pranë Fakultetit Ekonomik”, thuhet në njoftim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kur shoqja të nxjerr të "palarat". Aktorja shqiptare pi viagra "për pagjumësi" (FOTO)
Previous article Fjolla Morina nuk qenka vetëm këngëtare, sapo na njohu me talentin e saj të ri (FOTO/VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

SHISNIN ARMË ZJARRI E MUNICIONE/ Goditet grupi kriminal në zemër të Tiranës, 4 të arrestuar, 2 në kërkim Aktualitet

SHISNIN ARMË ZJARRI E MUNICIONE/ Goditet grupi kriminal në zemër të Tiranës, 4 të arrestuar, 2 në kërkim

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT