• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
POLICIA AKSION NË VLORË/ Arrestohet 17-vjeçari, plagosi kunatin se i rrahu motrën dhe babanë (EMRI)
Home
Aktualitet
Kronikë

POLICIA AKSION NË VLORË/ Arrestohet 17-vjeçari, plagosi kunatin se i rrahu motrën dhe babanë (EMRI)

4 February, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Një 17-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës pasi ishte shpallur në kërkim.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë Emanuel Koço banues në lagjen “Partizani”,  Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin e datës 01.11.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale ”Vrasja për shkak të marëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë dhe ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Më datë 31.12.2020, ku është tentuar të vritet me armë zjarri, shtetasi Xhuliano Muço, ka rezultuar se i përfshirë në këtë ngjarje ka qenë edhe 17-vjeçari.

Për këtë ngjarje, më datë 31.12.2020, është arrestuar në flagrancë shtetasi K. K., i cili në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin Emanuel Koço kanë tentuar të vrasin me armë zjarri kunatin, i cili kishte dhunuar motrën e autorëve dhe babanë.

Njoftimi i policisë së Vlorës:

Kontrolle blic për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.

Kontrollet nga forcat operacionale të DVP Vlorë, Forca e Posaçme “Shqiponjat” dhe Policia Rrugore.

Si rezultat i kontrolleve janë kapur 2 shtetas të shpallur në kërkim.

Nga kontrollet e përbashkëta policore u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. K., 17 vjeç, banues në lagjen “Partizani”,  Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin e datës 01.11.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale ”Vrasja për shkak të marëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë dhe ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në vijim të veprimeve hetimore për ngjarjen e ndodhur më datë 31.12.2020, në Vlorë, ku është tentuar të vritet me armë zjarri, shtetasi Xh. M., ka rezultuar se i përfshirë në këtë ngjarje ka qenë edhe shtetasi E. K.

Për këtë ngjarje, më datë 31.12.2020, është arrestuar në flagrancë shtetasi K. K., i cili në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin E. K., kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin Xh. M., i cili gjithashtu është arrestuar në flagrancë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës dhe babait të dy vëllezërve.

Gjithashtu, në vijim të kontrolleve është kapur dhe ndaluar shtetasi Reshat Radhima, 56 vjeç, banues në Vlorë, sepse Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë e ka dënuar me  4 vjet e 2  muaj e 4 ditë burgim,  për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal”, Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i struktuaruar kriminal”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROCESI I GJK/ Artan Fuga: Nuk shkarkohet presidenti për ca pyetje – metaforike
Previous article BESOJENI OSE JO/ Kjo bimë ka aftësinë të përmirësojë plotësisht gjumin tuaj!

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë Aktualitet

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY Aktualitet

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT