• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
POLICIA AKSION NË TIRANË/ Kthyen magazinën në shtëpi bari, 7 në pranga, 3 prej tyre punonjës të OSHEE-së (EMRAT)
Home
Breaking News

POLICIA AKSION NË TIRANË/ Kthyen magazinën në shtëpi bari, 7 në pranga, 3 prej tyre punonjës të OSHEE-së (EMRAT)

11 October, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

– Shtatë persona janë vënë në pranga nga policia në kryeqytet, pasi kishin kthyer një magazinë në shtëpi bari. 3 prej të arrestuarve janë punonjës të OSHEE.

Ndërkohë një person është në kërkim dhe një tjetër në hetim. Tre punonjësit e OSHE-së, Ervis Pashollari, Elton Cenaliu dhe Gëzim Gjonpali, akuzohen për shpërdorim detyre. Sipas policisë ata nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme, pasi zona ku ishte magazina ishte në mbikëqyrjen e tyre në rrugën Hamdi Pepa.

Gjatë operacionit ‘Tuneli’, u gjetën dhe sekuestruan 193 bimë kanabis të kultivuara në vazo (183 prej tyre janë asgjësuar me anë të djegies ndërsa 10 janë dërguar për ekzaminime të mëtejshme), 100 bimë të thara të futura nëpër thasë, llamba elektrike, ventilatorë, tuba plastikë, pajisje aspirimi, filtra, bobina dhe sende të tjera që shërbejnë për kultivim bimësh narkotike me anë të llambave.

Personat e arrestuar:
Erlind Tresa, 28 vjeç
Reshit Tresa, 57 vjeç
Asqeri Likaj, 59 vjeç
Elvis Lala, 26 vjeç
Ervis Pashollari, 40 vjeç përgjegjës i grupit të monitorimit të OSHEE-së
Elton Cenaliu, 47 vjeç, elektriçist pranë OSHEE-së
Gëzim Gjonpali, 59 vjeç, faturist pranë OSHEE-së
Sakaq, është shpallur në kërkim S.K., për kultivim të narkotikëve dhe dhe vjedhje te energjisë elektrike. Ndërsa shtetasja H.D., është në hetim në gjendje të lirë, pasi ka pasur dijeni për këtë veprimtari kriminale dhe nuk ka kallëzuar.

Gjurmët e një shtëpie bari në Tiranë, u zbuluan nga ish-deputeti Halit Valteri. Tashmë me detyrë të re në zyrën e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Valteri shkoi të shohë nga afër një nga magazinat e agjencisë në rrugën Hamdi Pepa” në zonën e Selitës në Tiranë.

Ish-deputeti vuri re se mbi ambientet e magazinës së ASHK-së, në katin e dytë kishte objekte të dyshimta, për të cilat njoftoi me telefonatë ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha. Agjentët e Komisariatit numër 2 në kryeqytet u vunë menjëherë në lëvizje dhe pak pas mesnatë ndërhynë.

Njoftimi i policisë:

‘Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit:

– Erlind Tresa, 28 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike” kryer në bashkëpunim, i dënuar më parë në Gjermani për kultivim bimësh narkotike;

– Sh. T., 57 vjeç, A. L., 59 vjeç, E. L., 26 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike” kryer në bashkëpunim;

– E. P., 40 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës i grupit të monitorimit të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

– E. C., 47 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë elektriçist pranë OSHEE-së për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

– G. Gj., 59 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë faturist pranë OSHEE-së për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasja H. D., 39 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Po në kuadër të këtij operacioni, u shpall në kërkim për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike” kryer në bashkëpunim, shtetasi S. K., 46 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasit E. T., Sh. T., A. L., E. L., dhe S. K., në një magazinë në rrugën “Hamdi Pepa” kishin përshtatur një tunel, nga kati i parë në katin e dytë të magazinës, për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave. Punonjësit e OSHEE, nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në këtë ambient, në zonën që ata kishin në monitorim, ndërsa shtetasja H. D., ka pasur dijeni për këtë veprimtari kriminale dhe nuk ka kallëzuar pranë organeve kompetente.

Gjatë zhvillimit të operacionit janë gjetur dhe sekuestruar 193 bimë kanabis të kultivuara në vazo (183 prej tyre janë asgjësuar me anë të djegies ndërsa 10 janë dërguar për ekzaminime të mëtejshme), 100 bimë të thara të futura nëpër thasë, llamba elektrike, ventilatorë, tuba plastikë, pajisje aspirimi, filtra, bobina dhe sende të tjera që shërbejnë për kultivim bimësh narkotike me anë të llambave.’

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ME VENTILIM DHE NDRIÇIM SPECIAL/ Dalin pamjet nga brenda “shtëpisë së barit” në Selitë
Previous article 10 FAKTE/ Çekia “makth” për rivalët pas Shqipërisë, “arma” e kuqezinjve është… Sylvinho

s.autor

Postime të ngjashme

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

TENTUAN TË VRISNIN DY PERSONA NË BERAT/ Arrestohet 36-vjeçari, vëllai i tij ende në kërkim Aktualitet

TENTUAN TË VRISNIN DY PERSONA NË BERAT/ Arrestohet 36-vjeçari, vëllai i tij ende në kërkim

DOSJA HETIMORE E SPAK/ Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me dy izraelitët: E kam shoqe të ngushtë Vlora Hysenin Aktualitet

DOSJA HETIMORE E SPAK/ Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me dy izraelitët: E kam shoqe të ngushtë Vlora Hysenin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT