• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
POLICIA AKSION NË TIRANË DHE NË ZONAT PËRRETH/ Arrestohen dy persona, Sekuestrohen kokainë, armë dhe…
Home
Aktualitet
Kronikë

POLICIA AKSION NË TIRANË DHE NË ZONAT PËRRETH/ Arrestohen dy persona, Sekuestrohen kokainë, armë dhe…

2 August, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia ka zhvilluar kontrolle të befasishme në disa zona të Tiranës dhe në Fushë-Krujë, Bubq e Nikël, ku si rezultat i operacionit janë arrestuar në flagrancë dy persona dhe janë sekuestruar lëndë narkotike e dyshuar kokainë, një armë e ftohtë dhe një automjet luksoz. Kontrollet janë kryer nga Forca e Posaçme Operacionale dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, në kuadër të masave për rritjen e sigurisë dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme.

Sipas policisë, kontrollet kishin në fokus evidentimin e personave që posedojnë armë pa leje, lëndë narkotike, personave në kërkim, si dhe verifikimin e mjeteve luksoze, automjeteve me xhama të errësuar mbi normat e lejuara dhe mjeteve me modifikime që shkaktojnë zhurma shqetësuese. Gjatë aksionit janë kontrolluar dhe verifikuar: 87 automjete; 118 shtetas; janë konstatuar dhe hequr 34 xhama të errësuar në kundërshtim me Kodin Rrugor, ndërsa drejtuesit e mjeteve janë ndëshkuar me masa administrative. Gjithashtu, janë shoqëruar për verifikime të mëtejshme 12 automjete dhe 16 persona.

Policia njofton se një shtetas është arrestuar në flagrancë pasi gjatë kontrollit i është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë. Një tjetër person është arrestuar pasi gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një armë e ftohtë, konkretisht një shufër metalike. Ndërkohë, është shoqëruar edhe një shtetas tjetër pasi kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Automjeti luksoz që ai përdorte është sekuestruar nga autoritetet.

Policia bën me dije se kontrollet do të vijojnë pa ndërprerje, me qëllim parandalimin dhe goditjen e shkeljeve ligjore, si dhe garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LËKUNDJE TOKE NË ELBASAN/ Tërmeti regjistrohet pranë qytetit. Ja sa ishte magnituda
Previous article “DJEGIA E TESERAVE TË PS AKT I TURPSHËM”/ Rama reagon për kundërshtitë ndaj Reformës Territoriale: disa deputetë tanët bënë "tribunin e vegjëlisë"

s.autor

Postime të ngjashme

LËKUNDJE TOKE NË ELBASAN/ Tërmeti regjistrohet pranë qytetit. Ja sa ishte magnituda Aktualitet

LËKUNDJE TOKE NË ELBASAN/ Tërmeti regjistrohet pranë qytetit. Ja sa ishte magnituda

NGA ARRESTIMI NË FRANCË, TE EKSTRADIMI NË SHQIPËRI/ Mediat franceze zbardhin detaje për Ermal Beqirin Aktualitet

NGA ARRESTIMI NË FRANCË, TE EKSTRADIMI NË SHQIPËRI/ Mediat franceze zbardhin detaje për Ermal Beqirin

"E NDOQI ME AUDI DHE HAPI ZJARR"/ Detaje të reja nga sulmi me armë ndaj 30-vjeçarit në Milot, dyshohet për një konflikt familjar Aktualitet

"E NDOQI ME AUDI DHE HAPI ZJARR"/ Detaje të reja nga sulmi me armë ndaj 30-vjeçarit në Milot, dyshohet për një konflikt familjar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT