• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
POLICIA AKSION NË POGRADEC/ Në pranga 4 të rinj, dy prej tyre të dënuar me burg (EMRAT)
Home
Aktualitet
Kronikë

POLICIA AKSION NË POGRADEC/ Në pranga 4 të rinj, dy prej tyre të dënuar me burg (EMRAT)

8 January, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Pogradecit ka arrestuar katër persona, pasi akuzohen për vepra të ndyrshme penale. Dy prej të ndaluarve rezultojnë të dënuar me nga 3 vjet burg për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Gjithashtu, ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor “Perimetri” dhe 1 tjetër i dyshuar për vjedhje. Janë arrestuar shtetasit Renato Veis, Genci Hajrulla, Lavdi Rama dhe Enkeledi Agastra.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, në bazë të informacione të siguruara në rrugë policore, bënë ndalimin e shtetasit R. V., 35 vjeç, banues në Ersekë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 23.10.2020, e ka dënuar këtë shtetas me 3 vjet burg për veprën penale “Mashtrimi” kryer më shumë se një herë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Stacionin e Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, u bë ndalimi i shtetasit G. H., 43 vjeç, banues në fshatin Çërravë, Pogradec, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me vendimin e datës 28.09.2020, e ka dënuar këtë shtetas me 3 vjet burg, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Po nga këto struktura, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Fushë-Krujë, u bë ndalimi i shtetasit L. R., 34 vjeç, banues në Fushë-Krujë, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me vendimin e datës 07.01.2021, ka urdhëruar ndalimin e këtij shtetasi, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 11.09.2020, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, ku 34-vjeçari, duke qarkulluar me një mjet tip “Benz”, me të cilin po transportonte emigrantë të paligjshëm, nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar në hyrje të qytetit të Pogradecit, por u largua dhe braktisi mjetin në afërsi të fshatit Hudënisht.

Gjithashtu u bë ndalimi edhe i shtetasit E. A., 35 vjeç, banues në Pogradec (i dënuar më parë për vjedhje), pasi dyshohet të jetë autor i vjedhjes së një aparati celular në dyqanin e një kompanie celulare, ngjarje e ndodhur në datën 27.11.2020, në lagjen nr. 5, Pogradec.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NAÇO DHE KOKA BRAKTISIN LSI/ Gjebrea: PS e hapur për këdo. Brenda pak ditëve publikojmë listën...
Previous article RESHJET E SHIUT/ Mbërrijnë në Shkodër forcat e ushtrisë (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

BILANCI I ZJARREVE/ Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive në të gjithë vendin Aktualitet

BILANCI I ZJARREVE/ Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive në të gjithë vendin

DEFEKT I RËNDË/ Ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës Aktualitet

DEFEKT I RËNDË/ Ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR LEZHË-SHKODËR/ Automjeti përplas për vdekje 12-vjeçarin Aktualitet

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR LEZHË-SHKODËR/ Automjeti përplas për vdekje 12-vjeçarin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT