• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
POLICIA AKSION NË MALLAKASTËR/ Zbulon parcelën me 1881 fidanë, arrestohen 2 persona! Nën akuzë kryeplaku dhe i dyshuari si financues
Home
Aktualitet
Kronikë

POLICIA AKSION NË MALLAKASTËR/ Zbulon parcelën me 1881 fidanë, arrestohen 2 persona! Nën akuzë kryeplaku dhe i dyshuari si financues

7 June, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një parcelë me kanabis është zbuluar në Mallakastër nga Policia e Fierit.

Operacioni i koduar ‘Koordinata’ çoi në asgjësimin në fshatin Çërrilë të 1881 fidanëve narkotikë cannabis sativa.

U arrestuan teksa ishin duke ujitur drogën në parcelë edhe 2 autorët e dyshuar, kurse kryeplaku i fshatit dhe 1 person tjetër i dyshuar si i përfshirë në këtë veprimtari kriminale, u proceduan penalisht.

Të arrestuarit janë Arben Sulo, 53 vjeç dhe Elidon Shehaj, 34 vjeç.

“Gjatë kontrolleve, në fshatin Çërrilë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër gjetën një parcelë me 1881 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa. Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, në parcelë, u kapën në flagrancë duke ujitur fidanët narkotikë, shtetasit A. S., 53 vjeç, banues në Greshicë dhe E. Sh., 34 vjeç, banues në Çërrilë, të cilët u arrestuan për veprën penale “sultivimi i bimëve narkotike”. Në lidhje me këtë rast u procedua penalisht kryeplaku i fshatit, shtetasi I. S., 63 vjeç, për veprën penale “shpërdorimi i detyrës”, bëri me dije policia vendore.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve hetimore, nisi procedimi penal edhe për M. Z., 44 vjeç, banues në Ballsh, ku gjatë kontrollit të banesës, iu gjetën një armë sportive, 12.400 euro, 400 paund dhe rreth 900.000 lekë të reja, të cilat dyshohet se ishin në funksion të kësaj veprimtarie kriminale.

“Fidanët narkotikë u asgjësuan me anë të djegies. Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë”, sqaroi policia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMIGRANT, I PADËSHIRUAR DHE MILIONER/ Historia e gjyshit gjerman të Donald Trump
Previous article FLUKS I LARTË NË MORINË/ Pushues e tifozë të Kombëtares udhëtojnë drejt Shqipërisë

s.autor

Postime të ngjashme

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT