• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
POLICIA AKSION NË LIQENIN E KOMANIT DHE LUMIN E SHALËS/ Bllokohen varka që s’plotësonin kushtet e sigurisë
Home
Aktualitet
Kronikë

POLICIA AKSION NË LIQENIN E KOMANIT DHE LUMIN E SHALËS/ Bllokohen varka që s’plotësonin kushtet e sigurisë

12 July, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia ka ndërmarrë një aksion në liqenin e Komanit dhe në lumin e Shalës, ku janë konstatuar shumë varka që nuk plotësonin kriteret e sigurisë.

Po ashtu janë konstatuar edhe 5 mjete lundruese skafë, drejtuesit e të cilëve kishin autorizim për përdorim personal, por jo për të ushtruar veprimtari ekonomike si operator turistik.

NJOFTIMI I POLICISË
Iniciohet plani operacional policor i koduar “Lundrim i sigurt”, për kontrollin ndaj mjeteve lundruese që operojnë për qëllime argëtimi dhe lundrimi. Plani operacional, nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me pjesëmarrjen e dhjetëra efektivëve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë, Shkodër, në bashkëpunim me FNSH Shkodër, Delta Forcën dhe me Drejtorinë e Përgjithshme Detare në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, për të ushtruar kontrolle në liqenin e Komanit dhe në lumin e Shalës. Objektivat, rritja e parametrave të sigurisë për qytetarët, vizitorët dhe pushuesit, si dhe parandalimi i incidenteve gjatë sezonit turistik.

✅Në nisje të këtij operacioni, në vendin ku ankorohen mjetet lundruese në liqenin e Komanit u konstatuan 13 varka artizanale që nuk përmbushnin kriteret e sigurisë dhe nuk ishin të pajisura me dokumentacionin përkatës.
✅Në vijim, në hyrje të liqenit të Komanit, u konstatua një traget me mbishkrimin “Rozafa”, për të cilin specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar kanë referuar materialet në Prokurori, pasi u konstatua për herë të dytë, në cenim të plotë të ligjeve për lundrim dhe të kritereve të sigurisë.
✅Gjithashtu, janë konstatuar edhe 5 mjete lundruese skafë, drejtuesit e të cilëve kishin autorizim për përdorim personal, por jo për të ushtruar veprimtari ekonomike si operator turistik. Drejtuesit e këtyre skafëve nuk u lejuan të merrnin pasagjerë në bord.
✅Nga kontrollet u konstatuan edhe 25 varka artizanale të bregëzuara në pjesë të ndryshme të liqenit të Komanit. Shërbimet e Policisë vijojnë verifikimet për të identifikuar pronarët e këtyre mjeteve, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme për bllokimin e mjeteve lundruese që nuk përmbushin kushtet e sigurisë, për transportimin ditor, për qëllime turistike, të turistëve dhe vizitorëve.
Plani operacional policor i koduar “Lundrim i sigurtë” përfshin kontrolle të imtësishme ndaj të gjitha mjeteve lundruese në liqenin e Komanit dhe në lumin e Shalës, për të verifikuar pajisjen me dokumentacionin që kërkon ligji për të lundruar, përmbushjen e kritereve për sigurinë e pasagjerëve, pajisjen me autorizim për të ushtruar aktivitet ekonomik, si dhe teknikalitete të tjera të kësaj fushe. Kontrollet ushtrohen nga brigjet e liqenit dhe lumit, si dhe nga sipërfaqet e tyre ujore, me grupe kontrolli dhe me mjete lundruese. Rreth 2 javë më parë, si rezultat i kontrolleve në liqenin e Komanit, Policia e Shkodrës bllokoi 1 traget dhe 10 varka artizanale. Drejtuesi i tragetit u procedua penalisht, ndërkaq drejtuesit e varkave u ndëshkuan me masë administrative 10 000 të rinj, secili.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MË KA HUMBUR VAJZA"/ Nëna "ngre në këmbë" Policinë, 53-vjeçarja: Është larguar...
Previous article SPAK KËRKON ARRESTIMIN/ Avokatët zbulojnë arsyen pse Ahmetaj u largua nga Shqipëria

s.autor

Postime të ngjashme

KONFLIKTE PËR MOTIVE TË DOBËTA/ Arrestohen 3 persona në Tiranë, në kërkim një tjetër Aktualitet

KONFLIKTE PËR MOTIVE TË DOBËTA/ Arrestohen 3 persona në Tiranë, në kërkim një tjetër

AKSIDENT I RËNDË NË MIRDITË/ Plagosen 6 kushërinjtë e mitur, 16-vjeçari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me shtyllën Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË MIRDITË/ Plagosen 6 kushërinjtë e mitur, 16-vjeçari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me shtyllën

AKSIDENT NË UNAZËN E FIERIT/ Plagoset një i mitur, dërgohet me urgjencë në spital Aktualitet

AKSIDENT NË UNAZËN E FIERIT/ Plagoset një i mitur, dërgohet me urgjencë në spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT