• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
POLICIA AKSION NË DURRËS/ Sekuestrohen 2000 kapsolla elektrodetonatore, tre persona në pranga
Home
Aktualitet
Kronikë

POLICIA AKSION NË DURRËS/ Sekuestrohen 2000 kapsolla elektrodetonatore, tre persona në pranga

15 March, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Tre persona janë arrestuar nga policia e Durrësit, në kuadër të një operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të armëve dhe municioneve luftarake. Sipas policisë, operacioni i koduar “Ditë Vere” vuri në pranga tre të rinj, të cilëve iu sekuestruan 2000 kapsolla elektrodetonatore.

Policia thotë se operacioni u zhvillua ne zonën e Shkëmbit të Kavajës, ku personave iu ka një çantë krahu dhe një kuti kartoni brenda të cilave kishte pako me kapsolla elektrodetonatore (gjithsej 2000 copë). Në momentin e shkëmbimit të kapsollave, këta shtetas janë kapur në flagrancë nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve.

Njoftimi i policisë

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të armëve dhe municioneve luftarake, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Ditë Vere”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A. Q., 32 vjeç, lindur dhe banues në Përmet;

Xh. V., 22 vjeç, i dënuar më parë dhe L. B., 18 vjeçe, të dy banues në Durrës.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, te Shkëmbi i Kavajës, në momentin e shitjes së kapsollave elektrodetonatore.

Shtetasi Xh. V. dhe shtetasja L. D. po qarkullonin me një automjet tip “Audi”, me të cilin kanë shkuar te Shkëmbi i Kavajës, ku i priste shtetasi A. Q., i cili kishte ardhur nga Përmeti dhe kishte me vete një çantë krahu dhe një kuti kartoni brenda të cilave kishte pako me kapsolla elektrodetonatore (gjithsej 2000 copë). Në momentin e shkëmbimit të kapsollave, këta shtetas janë kapur në flagrancë nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit Xh. V. i është gjetur një thikë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2000 kapsolla elektrodetonatore, një xhaketë dhe një pulovër si ato të Policisë (me simbole të Policisë), një kapuç, një thikë, automjeti tip “Audi” dhe 4 aparate celulare.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen e plotë të këtij rasti.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për hetime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUSHTIMI I UKRAINËS/ Teksa shpërthejnë në lot, ushtarët rusë sulmojnë Putinin për vrasjen e civilëve dhe fëmijëve
Previous article ATMOSFERA E MAGJISHME NË KONCERTIN E MALUMËS/ Ja kush ishin VIP-at shqiptarë të pranishëm për të parë yllin botëror (FOTOT)

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDIA NË ATHINË KU HUMBËN JETË FAMILJA SHQIPTARE/ Zbardhet pista kryesore e shpërthimit, gazi rrodhi nga banesa e çiftit të moshuar Breaking News

TRAGJEDIA NË ATHINË KU HUMBËN JETË FAMILJA SHQIPTARE/ Zbardhet pista kryesore e shpërthimit, gazi rrodhi nga banesa e çiftit të moshuar

"USHTARËT ZËVËNDËSOHEN..."/ Brenda institucioneve, drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Belinda Ballukun: Nëse je mikesha e shefes… Aktualitet

"USHTARËT ZËVËNDËSOHEN..."/ Brenda institucioneve, drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Belinda Ballukun: Nëse je mikesha e shefes…

ZJARRI PËRFSHIN SIPËRFAQEN ME BIMËSI NË NOVOSELË/ Era favorizon përhapjen e flakëve Aktualitet

ZJARRI PËRFSHIN SIPËRFAQEN ME BIMËSI NË NOVOSELË/ Era favorizon përhapjen e flakëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT