• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
POLICIA AKSION ME RADARËT NË TË GJITHË VENDIN/ Pezullohen 176 patenta për shpejtësi, gjoba 235 shoferëve të tjerë
Home
Aktualitet

POLICIA AKSION ME RADARËT NË TË GJITHË VENDIN/ Pezullohen 176 patenta për shpejtësi, gjoba 235 shoferëve të tjerë

5 January, 2020 Delo.autor Aktualitet

Në vetëm 24 orë monitorimi në të gjithë vendin tonë janë pezulluar pezulluar 176 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara, nga këto: 51 në Tiranë, 47 në Durrës, 49 në Lushnjë-Fier nga njësia Operacionale e Policisë Rrugore, 15 në Lezhë dhe 14 në Elbasan.

Njëkohësisht, në të gjithë vendin janë vendosur 235 masa administrative për mosrregullim shpejtësie, veçanerisht në qendrat e banuara dhe shpejtësi jo më shumë se 20 km/h mbi normat e lejuara.

Si rezultat i kontrolleve me aparatin alkooltestues drager, në të gjithë vendin janë arrestuar në flagrancë 13 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 9 prej të cilëve në Tiranë, si dhe janë pezulluar 41 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Po gjatë kontrolleve janë verifikuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 20 shtetas, për drejtim mjeti pa leje drejtimi, nga të cilët 16 në Tiranë.

Po ashtu policia njofton se janë evidentuar parakalime dhe manovra të rrezikshme në rrugë e në afërsi të kalimit të këmbësorëve, në segmente me fushëpamje të kufizuar etj, si dhe janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në të gjithë vendin, 234 drejtues mjetesh, nga të cilët 165 në Tiranë. Janë evidentuar dhe ndëshkuar 456 drejtues mjetesh, të cilët janë konstatuar duke drejtuar mjetin pa vendosur rripin e sigurimit.

287 drejtues mjetesh duke përdorur aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit. 34 drejtues motomjetesh dhe ciklomotorrësh pa vendosur kaskën mbrojtëse dhe 22 drejtues mjetesh për shkelje të sinjalizimit të ndritshëm (semafor). 24 drejtues mjetesh, nga vende të ndryshme të BE-së, janë konstatuar me shpejtësi mbi normat e lejuara, shumica e të cilëve, duke përfituar nga lehtësirat e parashikuara në Kodin Rrugor, kanë dhënë pëlqimin për të paguar dyfishin e maksimumit të gjobës për shkeljen e konstatuar dhe iu është rikthyer përsëri leja e drejtimit.

Si dhe në të gjithë vendin, po gjatë 24 orëve të fundit, janë vendour 1450 masa për parkime të gabuara e shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore, në vijim të planit të detajuar të masave do forcojë më tej kontrollet me radar, dragera, punonjës civilë, për të bërë të mundur parandalimin e aksidenteve rrugore që vijnë si pasojë e këtyre shkeljeve dhe sigurimin e një transporti rrugor me parametra normalë dhe të sigurt, në të gjithë vendin dhe veçanërisht në akset rrugore që të çojnë në pikat e kalimit kufitar me shtetet fqinje.

Ndërkohë  Policia Rrugore apelon të gjithë drejtuesit e mjeteve të respektojnë sinjalizimin rrugor, për të shmangur aksidentet dhe penalitetet e parashikuara në Kodin Rrugor. Njëkohësit, këmbësorët të tregojnë kujdes gjatë kapërcimit të rrugës nga njëra anë në tjetrën, të kalojnë në vijat e bardha dhe aty ku ato mungojnë, të tregojnë kujdes të shtuar duke respektuar kërkesat dhe normat e sjelljes të përcaktuara në Kodin Rrugor.

Drejtoria e Policisë Rrugore fton qytetarët që të denoncojnë në numrin e emergjencave 112 e në Komisariatin Dixhital çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë, ligjor dhe të paanshëm në raport me shkeljet e verifikuara.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NESËR TAKIMI THAÇI-KURTI/ Presidenti do mandatojë kreun e VV për formimin e qeverisë në Kosovë
Previous article LUFTO PLAKJEN QË NË FILLIM TË VITIT/ Ky është kremi natyral që eliminon rrudhat

Delo.autor

Postime të ngjashme

VIJOJNË KONTROLLET NË BURGJE/ Sekuestrohet një tjetër telefon në qelinë e të dënuarit në Durrës Aktualitet

VIJOJNË KONTROLLET NË BURGJE/ Sekuestrohet një tjetër telefon në qelinë e të dënuarit në Durrës

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK Aktualitet

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK

E PËSOJNË KEQ/ Shisnin kokainë në një lokal, në pranga tre persona në Elbasan Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Shisnin kokainë në një lokal, në pranga tre persona në Elbasan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT