Policia në Tiranë ka finalizuar operacionin e koduar “Destinacioni 3”, duke arrestuar tre shtetas për trafik droge.
“Goditet një grup kriminal që trafikonte lëndë narkotike kanabis nga Tajlanda drejt Shqipërisë, nëpërmjet shërbimit postar.
Sekuestrohet sasia prej 520 gramësh me përqindje të lartë THC, me vlerë 11 000 euro, shuma parash, aparate celulare, sende me vlerë dhe prova të tjera materiale”, thuhet në njoftim.
Vihen në pranga 3 shtetas.
- I. P., 25 vjeç,
- R. Z., 25 vjeç,
- E. K., 25 vjeç,
të tre banues në Tiranë.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen se kanë trafikuar lëndë narkotike kanabis me përqindje të lartë THC nga Tajlanda në Shqipëri, me anë të shërbimit postar.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.


