Drejtoria e Burgjeve ka reaguar pas arrestimit të një polici në burgun e Drenovës në Korçë, pasi iu gjet një sasi droge.
Sipas Drejtorisë së Burgjeve, pas kontrollit fizik të policit Hakil Zere, iu gjetën në trup dy qese të vogla, njëra me kananbis dhe tjetra me heroinë.
Po ashtu, pas kontrollit të banesës në fshatin Voskopoje, u gjet gjithashtu një sasi kanabis prej 299.4 gram, një peshore e vogël elektronike dhe 10 fara kanabis.
Reagimi i plotë:
Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje, në bashkëpunim me Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale “Drenovë”, kryen një operacion të mirëkoordinuar për arrestimin e një punonjësi të kësaj IEVP-je për të cilin ka pasur dyshime bindëse mbi aktivitetin e tij.
Pas të dhënave të grumbulluara, u be vlerësimi konkret dhe organizimi i punës, ku më datë 21.04.2020, gjatë ushtrimit të kontrollit fizik të punonjësve të policisë së burgjeve, shtetasit me iniciale H.Z ju kërkua një kontroll edhe më i imtësishëm.
Gjatë kontrollit, në trupin e tij i janë konstatuar dy qese të vogla ku në brendësi të tyrë është gjetur lëndë narkotike e dyshuar si canabis sativa.
Ndërkohë, në pjesë të trupit i janë konstatuar dy qese të tjera, ku në njërën prej tyre u gjend një sasi lënde narkotike e dyshuar si canabis sativa dhe në tjetrën lëndë narkotike e dyshuar si heroinë.
Menjëhere pas këtij konstatimi, në bashkepunim edhe me Policinë e Shtetit, punonjësit H.Z ju krye një kontroll banese në fshatin Voskopoje ku edhe atje u gjet një sasi e konsiderueshme lende narkotike e dyshuar si canabis sativa.
Pas peshimit të bërë në ambjentet e Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale “Korçë” rezultoi se ishin gjithësej rreth 22 (njëzet e dy ) gram lëndë narkotike e dyshuar si canabis sativa dhe rreth 3.8 (tre pikë tetë ) gram lëndë narkotike e dyshuar si heroinë.
Lenda e dyshur canabis sativa e gjetur ne banesen e shtetasit H.Z në fshatin Voskopojë mbas peshimit rezultoi te ishte 299.4 gram.
Ne banesen e tij u gjet edhe një peshore e vogël elektronike me mbetje lëndë të dyshuar si canabis sativa dhe 10 fara të dyshuara si canabis sativa.
Nga ana e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje, u bë arrestimi në flagrancë për shtetasin H.Z për veprat penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, te parashikuar nga neni 283/1 dhe 324/a/2 i Kodit Penal.
Materialet procedurale ju dërguan Prokuorisë së Rrethit Korçë, për veprat penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, te parashikuar nga neni 283/1 dhe 324/a /2 i Kodit Penal ne ngarkim te shtetasit H.Z.
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje, siguron se me përgjegjshmëri të plotë po vijon punën më tej për parandalimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie.


