• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Polici u bë vetë peng për të shpëtuar një grua, Macron: Nderoi kolegët e tij dhe Francën
Home
Nderkombetare

Polici u bë vetë peng për të shpëtuar një grua, Macron: Nderoi kolegët e tij dhe Francën

25 March, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Një polic që zuri vendin e një pengu gjatë sulmit terrorist të dy ditëve më parë në një supermarket në Trebes është kthyer në heroin më të ri të Francës.

Heroi Arnaud Beltrame vdiq në spital për shkak të plagëve të marra. Ai u shkëmbye vullnetarisht me një grua që ishte njëra prej pengjeve dhe la telefonin hapur, në mënyrë që kolegët të dëgjonin se çfarë bëhej brenda supermarketit ku po zhvillohej pengmarrja. 45-vjeçari mbeti i plagosur rëndë nga pengmarrësi maroken, Redouane Lakdim.

Ky i fundit u vra nga oficerët e antiterrorist gjatë ndërhyrjes në vendin e ngjarjes.

Vdekja e policit Beltrame e çon në katër numrin e të vdekurve (përfshirë edhe autorin e ngjarjes), ndërsa 15 të tjerë mbetën të plagosur.

Marokeni 25-vjeçar, Redouane Lakdim, e nisi sulmin e tij terrorist me pengmarrjen e një makine, në të cilën vrau pasagjerin dhe plagosi shoferin. Me këtë mjet, ai udhëtoi drejt Trebes-it, ku plagosi një polic dhe më pas u strehua në supermarket, ku mori peng stafin dhe klientët.

Gjatë pengmarrjes, ai kërkoi lirimin e Salah Abdeslam, terroristi i vetëm i mbjetuar në sulmin e kryer ne emër të ISIS-it në Paris, në nëtor 2015.

Lakdim vrau dy persona para se të lëshonte një pjesë të pengjeve. Ai mbajti si “mburojë” një grua, vendin e të cilës e zuri agjenti Beltrame, pas negociatave.

“Beltrame shpëtoi jetë njerëzish dhe nderoi kolegët e tij dhe Francën”, tha presidenti Emmanuel Macron.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AURON DODI/ Si e ndikojnë rrjetet sociale atë që mendojmë
Previous article Chelsea dhe Arsenali kërkojnë portierin e Atletico Madridit, skuadrat Angleze ofrojnë 88 milionë euro për Sllovenin

k.autor

Postime të ngjashme

A PO LIND NATO-ja ISLAMIKE? Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani krijojnë bosht të ri mbrojtës Botë

A PO LIND NATO-ja ISLAMIKE? Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani krijojnë bosht të ri mbrojtës

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran Botë

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran

EUROPA NËN KËRCËNIMIN E VAPËS/ Rekord temperaturash dhe alarm për energjinë Botë

EUROPA NËN KËRCËNIMIN E VAPËS/ Rekord temperaturash dhe alarm për energjinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT