• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
POLICI NGA BERATI QË VDIQ PAS 10 DITËSH/ Pamjet nga ceremonia e varrimit. Efektivët kanë… (VIDEO)
Home
Sociale

POLICI NGA BERATI QË VDIQ PAS 10 DITËSH/ Pamjet nga ceremonia e varrimit. Efektivët kanë… (VIDEO)

26 July, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Ndahet nga jeta 10 ditë pas aksidentit të rëndë efektivi i policisë rrugore të qarkut Berat,Myslym Bakeri.

Bakeri  ishte në krye të detyrës me mjetin e policisë rrugore, duke patrulluar në aksin Ure Vajgurore-Kuçovë,kur u përplas me një mjet tjetër tip “Volsvagen”.

Pas përplasjes,të dyja mjetet dolën jashtë rruge dhe përfunduan ne kanal.

Efektivi Bakeri,u dergua me urgjence drejt Spitalit te Traumes ne Tirane,ku mengjesin e djeshëm nderroi jete.

Njoftimi:
Berat

Ceremonia e lamtumirës së punonjësit të Policisë Rrugore Inspektor Myslim Bakëri, i cili humbi jetën në detyrë.

Gjatë paradites së datës 26.07.2018, në ambientet e Pallatit të Kulturës “Margarita Tutulani” u zhvilluan homazhe në nder të Punonjësit të Policisë Myslim Bakëri i cili humbi jetën pasi u aksidentua me mjetin e policisë disa ditë më parë duke qenë në detyrë.

Në ceremoninë e lamtumirës morën pjesë Zv. Ministri Brendshëm z.Julian Hodaj, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, Drejtori i Departamentit për Sigurinë Gjovalin Loka, si dhe drejtues të tjerë të lartë të Departamentit për Sigurinë Publike.

Drejtori Vendor i Policisë Berat Artion Duka, sëbashku me stafin e tij, përfaqësues nga institucionet vendore, Zv. kryetari i Bashkisë, Prefekti i Qarkut, Kryeprokurorja e Rrethit, koleg, miq, dashamirës dhe qytetarë të shumtë morën pjesë në homazhe në nder të kujtimit të punonjësit të Policisë Bakëri.

Pas homazheve punonjësi i Policisë Inspektor Myslim Bakëri është përcjellë për në banesën e fundit, ku Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat Drejtues Artion Duka gjatë fjalës së lamtumirës në emër edhe të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe të kolegëve ka vlerësuar figurën dhe përkushtimin në punë të punonjësit të Policisë Bakëri.

Shembulli i Inspektor Myslim Bakëri dhe gjaku i derdhur nga qindra Dëshmorë të Policisë ndër vite, përbëjnë një burim frymëzimi dhe një arsye më shumë për çdo punonjës të Policisë së Shtetit, për të vazhduar më me vendosmëri punën dhe përpjekjet për të garantuar siguri dhe për të qenë gjithmonë në shërbim të të gjithë komunitetit.

Punonjësi i Policisë Rrugore Myslim Bakëri, kishte një karrierë 42-vjeçare në Policinë e Shtetit, ku gjatë gjithë këtyre viteve ka punuar me përkushtim e ndershmëri.

I përjetshëm qoftë kujtimi tij!

Ceremonia e lamtumirës së punonjësit të Policisë Rrugore Inspektor Myslim Bakëri

BeratCeremonia e lamtumirës së punonjësit të Policisë Rrugore Inspektor Myslim Bakëri, i cili humbi jetën në detyrë.Gjatë paradites së datës 26.07.2018, në ambientet e Pallatit të Kulturës "Margarita Tutulani" u zhvilluan homazhe në nder të Punonjësit të Policisë Myslim Bakëri i cili humbi jetën pasi u aksidentua me mjetin e policisë disa ditë më parë duke qenë në detyrë.Në ceremoninë e lamtumirës morën pjesë Zv. Ministri Brendshëm z.Julian Hodaj, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, Drejtori i Departamentit për Sigurinë Gjovalin Loka, si dhe drejtues të tjerë të lartë të Departamentit për Sigurinë Publike.Drejtori Vendor i Policisë Berat Artion Duka, sëbashku me stafin e tij, përfaqësues nga institucionet vendore, Zv. kryetari i Bashkisë, Prefekti i Qarkut, Kryeprokurorja e Rrethit, koleg, miq, dashamirës dhe qytetarë të shumtë morën pjesë në homazhe në nder të kujtimit të punonjësit të Policisë Bakëri.Pas homazheve punonjësi i Policisë Inspektor Myslim Bakëri është përcjellë për në banesën e fundit, ku Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat Drejtues Artion Duka gjatë fjalës së lamtumirës në emër edhe të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe të kolegëve ka vlerësuar figurën dhe përkushtimin në punë të punonjësit të Policisë Bakëri. Shembulli i Inspektor Myslim Bakëri dhe gjaku i derdhur nga qindra Dëshmorë të Policisë ndër vite, përbëjnë një burim frymëzimi dhe një arsye më shumë për çdo punonjës të Policisë së Shtetit, për të vazhduar më me vendosmëri punën dhe përpjekjet për të garantuar siguri dhe për të qenë gjithmonë në shërbim të të gjithë komunitetit.Punonjësi i Policisë Rrugore Myslim Bakëri, kishte një karrierë 42-vjeçare në Policinë e Shtetit, ku gjatë gjithë këtyre viteve ka punuar me përkushtim e ndershmëri.I përjetshëm qoftë kujtimi tij!

Gepostet von Policia e Shtetit am Donnerstag, 26. Juli 2018

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Presidenti META pret AGOLLIN në takim: I urova fat, por jo kundër KUKËSIT (FOTO)
Previous article Champions Cup/ Atletico Madrid mposht Arsenalin me penallti (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

MBAHET PROTESTA E 87-të PARA KRYEMINISTRISË/ Përsëriten kërkesat kundër Qeverisë Aktualitet

MBAHET PROTESTA E 87-të PARA KRYEMINISTRISË/ Përsëriten kërkesat kundër Qeverisë

"NUK DO TË VRASIM NJËRI-TJETRIN, VETËM..."/ Biseda e fundit mes Allmuçës dhe vëllait të viktimës Aktualitet

"NUK DO TË VRASIM NJËRI-TJETRIN, VETËM..."/ Biseda e fundit mes Allmuçës dhe vëllait të viktimës

PËRFSHIHET NGA FLAKËT MALI I SHASHICËS NË KANINË/ Era e fortë vështirëson ndërhyrjen, rrezikohen stanet me bagëti Aktualitet

PËRFSHIHET NGA FLAKËT MALI I SHASHICËS NË KANINË/ Era e fortë vështirëson ndërhyrjen, rrezikohen stanet me bagëti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT