• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
POLICI HUMBI JETËN NË PUNË/ Reagon Burgu i Shënkollit: U ndoqën të gjitha procedurat! Mjeku nuk konstatoi probleme
Home
Aktualitet
Kronikë

POLICI HUMBI JETËN NË PUNË/ Reagon Burgu i Shënkollit: U ndoqën të gjitha procedurat! Mjeku nuk konstatoi probleme

30 May, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Drejtoria e burgut në Shenkoll të Lezhës, ka reaguar për rastin ku humbi jetën gardiani i burgut, në moshën 62-vjeçare Gjovalin Frroku,

Drejtoria e Burgut bën me dije se janë ndjekur të gjitha procedurat për rastin në fjalë.

Ndërkohë polici i burgut të Shënkollit kërkoi ndihmë, pasi nuk ishte ndjere mirë, por mjeku nuk konstatoi problem shqetësuese ndaj edhe vijoi të qëndronte punë.

Drejtori i burgut të Shenkollit, Leonard Mardoda, i kontaktuar nga News24 bën me dije se Frroku nuk mori trajtim të specializuar, pasi kur ka mbaruar vizitën me mjekun nuk ka kërkuar që të largohet për ndihmë më të specializuar.

Në raportin e mbërritur në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve thuhet se Polici i burgut të Shenkollit mbërriti ne punë në orën 22:00 dhe turnin do e përfundonte në orën 06:30 minuta.

Sakaq gjatë marrjes së detyrës dhe dhënies se instruktazhit ai nuk ka shprehur asnjë shqetësim apo problem shëndetësore.

Ka qene ora 03:30 minuta, kur ai ka telefonuar specialistin e informacionit duke kërkuar ndihme mjekësore pasi nuk ndihej mire. Brenda 5 minutash, specialisti i informacionit, mjeku dhe ndihmës mjeku i kanë shkuar në ndihmë.

Mjeku që ka kryer viziten nuk ka konstatuar probleme shqetësuese për të cilin ai duhej zëvendësuar e për pasojë ai ka vijuar të qendroje në punë deri në orën 7:11 minuta dhe pasi ka dorëzuar punën, në orën 7:12 minuta është larguar.

Gjovalin Frroku është larguar bashkë me trupën tjetër të punës, por sërish është përkeqsuar dhe pasi është dërguar ne Spitalin e Lezhës është nisur me urgjencë drejt Tiranës, por nuk ka mundur të jetojë.

Në lidhje me këtë ngjarje reagoi edhe Sindikate e punonjësve të policisë së burgjeve.

Në reagimin e tyre mungesa e mjekut të punës sipas ligjit, mungesa e trajtimit ushqimor, mungesa e uniformave, pagat e ulëta dhe demotivimi në shërbim, po sjellin pasoja të rënda për këta punonjës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJE/ Zjarr në katin e fundit të një pallati në Institut
Previous article "VRASJA E PLANIFIKUAR, RREZIKOI..."/ Ekzekutoi ish-mikun e tij, gjykata jep vendimin për vëllain e reperit Buta

s.autor

Postime të ngjashme

7 ORË LUFTË ME FLAKËT/ Zjarrfikësit neutralizojnë zjarrin pranë dy fshatrave në Gjirokastër Aktualitet

7 ORË LUFTË ME FLAKËT/ Zjarrfikësit neutralizojnë zjarrin pranë dy fshatrave në Gjirokastër

VRASJA E 21-VJEÇARIT NË KORÇË/ Zbardhet dëshmia e autorit, shkak ngacmimi i të dashurës nga viktima Aktualitet

VRASJA E 21-VJEÇARIT NË KORÇË/ Zbardhet dëshmia e autorit, shkak ngacmimi i të dashurës nga viktima

FLAKËT NË MALIN E KRUJËS DALIN JASHTË KONTROLLIT/ Zjarri zbret drejt zonave të banuara Aktualitet

FLAKËT NË MALIN E KRUJËS DALIN JASHTË KONTROLLIT/ Zjarri zbret drejt zonave të banuara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT