• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Policët dhe hashashi, raporti i SHÇBA: Në 2016, 40 efektivë të përfshirë
Home
Sociale

Policët dhe hashashi, raporti i SHÇBA: Në 2016, 40 efektivë të përfshirë

23 November, 2017 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Gjatë vitit 2016, kur në vend kultivimi i kanabisit arriti kulmin dhe ky fenomen u përhap masivisht, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka patur nën hetim mbi 40 efektivë të niveleve të ndryshme, të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Informacionet e strukturës në varësi të ministrit të Brendshëm janë pjesë e disa procedimeve penale dhe i janë vënë në dispozicion edhe Prokurorisë.
Nga ana tjetër, edhe Shërbimi Informativ Shtetëror i ka dorëzuar Ministrisë së Brendshme një listë edhe më të gjatë me punonjës policie të përfshirë në kultivimin e kanabisit nga veriu në jug të vendit.

Në raportin e SHÇBA-së për vitin 2016, thuhet se janë arrestuar 8 punonjës policie, por këtë vit mesa duket numri do të jetë më i madh.

Për këtë vit ky nuk është rasti i parë që organi akuzës lëshon urdhër-arreste për punonjës policie. Në fillim të shkurtit Prokuroria urdhëroi arrestimin e shefit të Rendit në Policinë e Vlorës, Haki Hasanbegaj dhe efektivit të Komisariatit të Policisë së Tepelenës, Gani Abazi, të cilët sipas organit të akuzës kishin bashkëpunuar me trafikantët.

Ndërkohë, SHÇBA vijon hetimet edhe për raste të tjera ku dyshohet se policia ka patur dijeni, si rasti i zbulimit të magazinës me 12 tonë kanabis në prill të këtij viti në fshatin Pagri të Përmetit.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E TMERRSHME/ Njerëzit në Siri po hanë plehra për të mbijetuar
Previous article Deputetja "tërbon" Kuvendin, ja si shfaqet ajo (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PJESËMARRJE NË ORGANIZATË TERRORISTE/ GJKKO dënon 13 persona, ja sa vite burg për drejtuesit Aktualitet

PJESËMARRJE NË ORGANIZATË TERRORISTE/ GJKKO dënon 13 persona, ja sa vite burg për drejtuesit

SHPËRTHIMI ME TRITOL NË BALLDREN/ Zbardhet DINAMIKA e ngjarjes, arrestohet 55-vjeçari nga Tirana, në kërkim bashkëpunëtori krutan (EMRAT) Aktualitet

SHPËRTHIMI ME TRITOL NË BALLDREN/ Zbardhet DINAMIKA e ngjarjes, arrestohet 55-vjeçari nga Tirana, në kërkim bashkëpunëtori krutan (EMRAT)

IMT VIJON AKSIONIN NË VLORË/ Shemben objekte që zënë hapësirat publike në qendër të qytetit Aktualitet

IMT VIJON AKSIONIN NË VLORË/ Shemben objekte që zënë hapësirat publike në qendër të qytetit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT