• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“POLI I TRETË POLITIK”/ Duka dhe aleatët të “MËRZITUR” me Bashën dhe Monën kërkojnë që…
Home
Shqipëri

“POLI I TRETË POLITIK”/ Duka dhe aleatët të “MËRZITUR” me Bashën dhe Monën kërkojnë që…

20 January, 2019 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë, Shqipëri

Partitë e vogla dhe aleatë të partive opozitare, kanë nisur presioni ndaj PD dhe LSI-së. Ata paralajmëruan krijim e një poli të tretë politik.

Mbledhja e  djeshme e partive të vogla kaloi pothuajse pa u ndjerë nga mediat. Në krye të tyre ishte Kreu i PAA-së Agron Duka dhe kryetari i “Zgjidhja”-s Koço Kokëdhima.  Në fjalën e tyre,  Kryetari i PAA-s, Agron Duka, tha se në kushtet kur dy partitë kryesore nuk ndryshojnë kodin zgjedhor si pjesë e procesit për ndryshimet e reformës së re elektorale në Parlament, e vetmja zgjidhje për tu faktorizuar është bashkimi i partive të vogla. Ndërsa Koço Kokëdhima shkoi më tej, duke e akuzuar Kryetarin e PD Lulzim Basha si të paaftë.

Kjo qasje e re, mund të jetë edhe një formë presioni mbi aletatin e madh PD, pasi Lulzim Basha u ka premtuar më parë krerëve të partive më të vogla, që do kërkesat e tyre, do reflektohen në reformën e re zgjedhore. Me shumë gjasë Basha nuk do ta mbajë premtimin, sepse kjo do të dëmtonte interesat e tij dhe të PD që do të rrudhej akoma më shumë. Ndaj duket se partitë e vogla duket se po shkojnë drejt një poli të tretë politik në zgjedhjet lokale. Kjo vjen për shkak të ligjit Zgjedhor ku partite e vogla duhet të bëhen pjesë e një kualicioni. Në rast se ato hynë të vetme në zgjdhje votat e tyre nuk merren parasysh. I tillë është kodi elektoral ku partia e madhe mer edhe votat e partive të kualicionit.

Kryetari Agron Duka, tha se vetëm në këtë formë mund ti bëhet ballë kodit elektoral që ai e quan diskriminues.

Duka: Nëse duam të shmangim kasaphanet e deritanishme elektorale në kurriz të votave tona, bashkimi mbetet rruga e vetme.

Ndërsa, kreu i Partisë Zgjidhja, Koço Kodhëima, akuzoi ashpër dy partitë e mëdha, duke theksuar se atyre u intereson të mos bëjnë ndryshime, pasi sipas tij vjedhin dhe cënojnë në vazhdimësi proceset. Çudia është se pëse këta politikanë nuk përmendin edhe LSI partinë e tretë parlamentare, kur vjen puna për zgjidhjen e këtij shqetësimi. Sepse edhe LSI është pjesë e hallit dhe e zgjidhjes së problemit të tyre.

Kokëdhima akuzoi ashpër Lulzim Bashën, duke e cilësuar të paaftë si lider, ndërsa tha se po tallet me popullin opozitar.

Pak ditë më pare kreu i PAA-së Agron Duka postoi një foto me aleatët e tij opozitar pa kryetaren e LSI, Kryemadhi dhe të PD, Basha e ku për diçiturë të fotos kishin shkruar: “Ose do të gjejmë një rrugë, ose do të krijojmë një të tillë”.

Postimi i plotë:

“Ose do të gjejmë një rrugë, ose do të krijojmë një të tillë”

Gepostet von Agron Duka am Mittwoch, 16. Januar 2019

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK PO PËRFILLEN KËRKESAT E SHBA-SË/ Thaçi kritikon liderët kosovar
Previous article ARTISTËT MILKANI DHE KRISTIDHI/ Dhurojnë për Tiranën dy bredha...

F.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi! Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi!

DITA 32 E DY E TUBIMIT/ Protestuesit para Kryeministrisë: Policia tejkaloi kompetencat Aktualitet

DITA 32 E DY E TUBIMIT/ Protestuesit para Kryeministrisë: Policia tejkaloi kompetencat

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate Politikë

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT