Fondacioni Bill dhe Melinda Gates ka vendosur të dhurojë 10 milion dollarë në luftën kundër koronavirusit të ri.
Lajmi u bë i ditur nga Fondacioni Gates.
Gjysma e shumës së dhuruar do të shkojë në Kinë dhe gjysma tjetër në Afrikë, në Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
“Shuma do të shpenzohet” për të ndihmuar shpëtimtarët e linjës së parë në Kinë dhe Afrikë, duke shpresuar se do të shërbejnë në parandalimin e përhapjes së virusit të ri”, – shkruhet në një deklaratë nga fondacioni.
Shënim.
Para pak ditësh, në një postim të botuar në blogun ‘The Eye of the needle’, citohet një artikull nga ‘Business Insider’ dhe deklaratat e Eric Toner dhe Johns Hopkins, për një “alarm” të nisur tre muaj më parë, në lidhje me efektet e një pandemie nga një koronavirus nga Brazili dhe që parashikonte se do të shkaktonte 65 milion viktima.
Po çfarë lidhje ka kjo me Bill Gates?
Deklarata e Eric Toner dhe Johns Hopkins u bënë në emër të Forumit Ekonomik Botëror (Wef) dhe fondacionit të Melinda & Bill Gates.
‘Partizanët’ e teorive komplotiste nxituan të thonë se Bill Gates ka qënë kohë më parë në dijeni të shpërthimit të koronavirusit, i cili deri tani ka vrarë 107 persona dhe se ai ka ‘një plan djallëzor’ për të fituar miliona dollarë përmes një vaksine të re kundër koronavirusit të ri.