Flamurtari barazoi në shtëpi përballë Kukësit, në sfidën që përmbylli fazën e parë të Kategorisë Superiore. Në prononcimin për “Supersport” pas ndeshjes, trajneri Duro u shpreh i kënaqur me barazimin por jo me arbitrimin. Për teknikun tiranas, goli i anuluar për Flamurtarin ishte i rregullt dhe gjyqtari e anulloi me të padrejtë.
Për ndeshjen
“Pjesën e parë ishte një ndeshje që ne kishim mundësinë tonë. Kukësi e kishte bazuar lojën në kundërsulm. Në pjesën e dytë kam mendimin që skuadra kishte ritëm tjetër. Humbëm situata barazuam, ndoshta e përmbysëm rezultatin por mund të kishim fituar. Luajtëm përballë kampionëve, unë jam i kënaqur me rezultatin.”
Për golin e anuluar
“Po të ishte në Kukës ky gol nuk kishte asnjë lloj shansi të anulohej. Musta ka qënë në shtyllën e dytë nuk i ka zënë rezen portieri. Ne po vuajmë gjatë gjithë kohës. Kemi shumë probleme. Nuk na është dhënë asnjë penallati në fazën e parë. Në qoftë se nuk do na kishim penalizuar gjyqtarët tani do ishim shumë pranë Skënderbeut. E pranoj që Skënderbeu është një hap para të gjithëve dhe e organizuar në të gjitha aspektet.”
Situata te Partizani
“Më vjen keq për atë që i ndodhi Iulianos, por mendoj se po të ishte trajner shqiptar do të largohej shumë më parë. Duhet të largohej. Kam besim se Partizani do të ecë mirë.”