• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“POKERI FILLOI”/ Arjan Çani: Basha mund të ndahet nga Meta e Kryemadhi. Do ketë shumë para në lojë me…
Home
Sociale

“POKERI FILLOI”/ Arjan Çani: Basha mund të ndahet nga Meta e Kryemadhi. Do ketë shumë para në lojë me…

10 June, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

I ftuar në Ora News me gazetaren Matilda Mcini, gazetari Arian Çani u shpreh se Rama do të vazhdojë ta mbajë timonin me një fuqi edhe më të madhe se sa kur e mori në vitin 2013. Këtë vit e sheh si vitin e pazareve të mëdha ndërsa për vitin e ardhshëm nuk do habitej të shihte ndryshime në politikë.

Si e sheh Çani negociatat për reformën zgjedhore. Nuk pati qepalla me Bashën por bërryl me Metën.

Arjan Çani: Jemi në biznes. Ortakët kanë nisur të ndryshojnë pozicion. Nuk është çudi që deri vitin tjetër, ka kohë, por që gjërat të ndryshojnë dhe papritur të shohim që Basha të mos jetë më me Metën, – e kam fjalën me Monikën, me LSI-në në zgjedhje dhe Ilir Meta të hyjë vetë në zgjedhje. Kur them Ilir Meta i referohem LSI-së unë edhe pse ai është president dhe nuk ka lidhje direkte për atë punë. Por jemi shumë herët për këtë gjë.  

Kush është parashikimi i Arjan Çanit?

 Arjan Çani: Unë mendoj se ky vit do të jetë vit pazaresh të mëdha. Do te ketë shumë para në lojë, para pa fund, jo vetëm cash por të formave të ndryshme. Do të ketë rishpërndarje të madhe parash në disa duar, Në ato duart që do të vendosin rezultatin e zgjedhjeve në fund. Të gjitha këto bërryli me Metën, hyrja sot në Kuvend, këta që bëjnë sikur sduan për të rritur pazarin e tyre, sepse edhe këta të listave duan të rritin pazarin e tyre. Mendoj se pazaret janë në lojë. Gjithcka është ok. Palët janë duke punuar. Lideri i palëve, ose më mirë kryetari i bandës, në kuptimin e grupeve politike është Ramsi (Rama se Rams i them në emisionin tim) ndërkohë po hapen letrat, po trazohen. Pokeri filloi.

A po afrohet Çani me Ramën?

Arjan Çani: Këto janë legjenda. Pak më parë thashë që vërtet ka timonin por situate më keq se kaq nuk bëhet. Nuk mund të thotë dikush që Çani është afruar me Ramën, ndërkohë që unë e kam deklaruar dhe e deklaroj hapur se në momentin që do të bëhen zgjedhjet qofshin të blera apo jo unë votoj kundër kësaj qeverie, do të votoj gjithmonë për opozitën kushdo qoftë ajo. Sado i dobët apo vulnerabël apo i akuzuar të jetë opozita përballë unë do të votoj gjithmonë për opozitën. Atë që ti nuk e quan ngacim unë e quaj ngacim por në një formë tjetër

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROTESTAT ANTI RACIZËM/ Rrjetet amerikane heqin nga listat filmin klasik “Bashkë me erën”
Previous article COVID-19/ Austria vepron ndryshe nga Gjermania, nga 16 qershori rihapet kufiri pa kufizime me 31 shtete

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë Aktualitet

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY Aktualitet

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT