Pogradeci, një rajon me mundësi të pafundme për clodhje dhe argëtim. Shtrihet në juglindje të Shqipërisë, por, vendndodhja e tij nuk bëhet arsye që cdo brez të ndalet ta vizitojë.
Ky qytet turistik buzë liqenit të mrekullueshëm të Ohrit, është vendi ku natyra nuk ka kursyer asgjë, për të arritur të përsosurën. Qytet i verës, i luleve, i mikpritjes, i dashurisë dhe i ëndrrave të bëra realitet.
Flora dhe fauna e liqenit janë shumë të pasura dhe e bëjnë këtë liqen të pakrahasueshëm ne Ballkan e Europë.
Një shëtitje në Pogradec, eshte si një shëtitje që s’ka dëshirë për kthim mbrapa…