Një nxënës shkolle është plagosur në Elbasan, pasi është përplasur nga një motor.
Mësohet se fëmija i një shkolle private dhe nxënës në klasën e pestë është përplasur sapo ka zbritur nga furgoni i shkollës.
Ai ka marrë dëmtime të lehta dhe është dërguar në spitalin e Elbasanit për ndihmën mjekësore.
Drejtuesi i motorit është shoqëruar ne komisariatin e policisë së Elbasanit.


