• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PO VRITEMI PËR NJË…”/ Kunata i dëmton 3 shtëpitë: Kam ngelur në ujë dimër e verë
Home
Sociale

“PO VRITEMI PËR NJË…”/ Kunata i dëmton 3 shtëpitë: Kam ngelur në ujë dimër e verë

16 June, 2024 s.autor Aktualitet, Sociale

Një konflikt kunatash zhvillohet në “Shihemi në Gjyq”. Mersinia dhe Saimja kanë ardhur për një kanal uji. Siç u shpreh ndërmjetësja e rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Eni Çobani, në kontaktin e parë me Mersinen, ajo i ka thënë se “po vritemi për një vijë uji”. I pranishëm në studio është edhe Haliti, burri i Saimes dhe kunati i Mersines.

Dy kunatat kanë përfituar tokë prej ligjit 7501. Mersinia ka 12 dynymë  dhe Saimja 10.5 dynymë. Në pronën e saj, Mersinia ka ndërtuar 3 shtëpi për djemtë, por thotë se kunata i ka bllokuar kanalin dhe po i  shkatërrohen shtëpitë nga lagështira.

Mersine: Ky problemi kaq i madh, unë kam qenë në tokën e vjetër të pleqve  të këtyre dhe kishim ndërtuar shtëpinë. Tani që unë jam bërë me 3 fëmijë, kam ndërtuar 3 palë shtëpi radhë aty dhe nuk ka pasur kanal vaditës aty që kam ndërtuar unë se po të kishte pasur kanal vaditës unë nuk do e kisha ndërtuar.

Eni Çobani: Bravo shumë bukur!

Mersine: Tani unë kam edhe kanal vaditës, edhe kanal kullues.

Saime: Dëgjo si është puna. Në 2015 vjen një topograf për të bërë tokat me letra se i kishim ndërruar tokat, për të ruajtur vendin e njëri-tjetrit.

Mersine: Jo moj zonjë jo!

Saime: I kishim ndërruar tokat, toka ime kishte hyrë te tapia jote!

Mersine: Kur e mora vesh unë, unë ta lashë tokën ty, nuk ta mora. Unë u tregova e ndërgjegjshme, unë tokën ta lashë. Kam 20 vjet që kam bërë murin aty. Unë ta lashë tokën, ti pse s’i ndoqe letrat e tua dhe të merrje  tokën aty? Më fute një kanal aty rrëzë shtëpisë, 1 metër e gjysmë te shtëpia që unë s’kam edhe kanalin kullues se nuk e hapin kanalin kullues aty. E ku të vete unë, kanali kullues këtej, kanali vaditës këtej…  kam 20 vjet që të pres ty që ti të rregullosh letra!

Eni Çobani: Po pse për një kanal do ndaheni ju, Saime tani? Për një kanal ke ardhur këtu ti? Po pse s’e hap kanalin, ta hapësh kanalin se ka ndërtuar 3 shtëpi kjo zonja!

Saime: Nuk ia hap unë kanalin asaj!

Eni Çobani: E ke bllokuar një kanal thotë shteti këtu!

Saime: Nuk  e kam bllokuar!

Eni Çobani: Kam vendimin e prokurorisë unë këtu, të lutem! Do të mbulosh veprimet e tua, ky është problem tjetër. Kësaj zonjës i ke prishur banesën, i ke prishur rrethimin, i ke futur ujë brenda, kjo ka ardhur dhe thotë ‘zonjë, unë dua dëmshpërblimin’. Kam 3 shtëpi të djemve, të tria m’i ka prishur Saimja.

Mersine: Rregullo gjërat që të vijmë ne të rregullojmë shtëpitë se kanë lagështirë të madhe shtëpitë deri në themele lart se kam ngelur në ujë dimër e verë. Për verë është vaditje, për dimër është kullim, unë ku të shkoj?

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA/ Bilanci: 37,337 palestinezë të vrarë nga ofensiva e Izraelit që nga 7 tetori
Previous article GOLI I BAJRAMIT MË I SHPEJTË NË HITORINË E EUROPOANIT/ Kirichenkos: S’e mendoja që rekordi im do thyhej nga Shqipëria

s.autor

Postime të ngjashme

"KUJDES NGA SMS-të MASHTRUESE..."/ Policia apel qytetarëve: Mos i klikoni linket Aktualitet

"KUJDES NGA SMS-të MASHTRUESE..."/ Policia apel qytetarëve: Mos i klikoni linket

"RAMA NË BURG"/ Shqiptarët protestë edhe në Hagë, thirrja e vogëlushit: Shqipëria është e jona Aktualitet

"RAMA NË BURG"/ Shqiptarët protestë edhe në Hagë, thirrja e vogëlushit: Shqipëria është e jona

AKSIDENT NË AKSIN MORINË-KUKËS/ Makina përplaset me trafikndarësen, pamje nga vendngjarja Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN MORINË-KUKËS/ Makina përplaset me trafikndarësen, pamje nga vendngjarja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT