• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PO VJEN VARIANTI “OMICRON”/ Skënder Brataj: Nuk ka vend për alarmizëm, e keqja ka kaluar
Home
Sociale

PO VJEN VARIANTI “OMICRON”/ Skënder Brataj: Nuk ka vend për alarmizëm, e keqja ka kaluar

2 December, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

“Nuk mendoj se do të kemi valët e muajve të kaluar, e keqja ka kaluar”, ky është mendimi i Skënder Brataj, kreut të Urgjencës Kombëtare, që hedh sadopak optimizëm mbi vitin e ri që po vjen.

Kjo nuk do të thotë se fushata e vaksinimit duhet të ulë ritmet, madje do t’i shtojë me masat e reja që përfshijnë administratën dhe disa kategori punonjësish nga 4 janari.

“Duke parë shtamin e ri që po përhapet me shpejtësi, për të cilin nuk kemi shumë informacione, shumë shtete kanë marrë masa”, thotë ai për A2 CNN, duke shtuar se do të duhen 3-4 javë për të kuptuar më mirë variantin e ri nga Afrika e Jugut, e “pagëzuar “ me germën Omicron.

“Nuk ka vend për alarmizëm, në këtë moment Omicron nuk ka një rrezikshmëri të veçantë. Deri më tani nuk ka të shtruar dhe pjesa më e madhe e të infektuarve janë asimptomatik”. Brataj shpjegon se virulenca e Omicron, që duket më e lartë se Delta, nuk është diçka shqetësuese në vetvete, po ashtu mutacionet.

“Mund të jemi disi të qetë nga pikëpamja e sëmundshmërisë. Sa më i shpejt është në transmetim, aq më pak janë format e rënda, sepse në një pandemi aq më e egër është virulenca, dhe aq më lehtë izolohet”.

Por vigjilenca nuk duhet të mungojë. “Sigurisht ka infektime, dhe nuk janë shifrat reale që shohim, sepse njerëzit nuk kërkojnë ndihme, mendojnë se është rrufë sezonale, ato që shtrohen përfaqësojnë vetëm rastet e rënda. Tashmë ecuria e pandemisë shihet nga viktimat dhe shtrimet në spital”, thotë ai.

 Mjeku i njohur evidenton edhe kujdesin e duhur ndaj ilaçeve që merren, me ose pa konsultën e mjekut. “Kjo është një sëmundje me pak ilaçe parandaluese, nuk duhet marrë asnjë medikament ndryshe nga paracetamoli para se të kalojnë 3-4 dite dhe të bëhet një analizë e gjakut ku shihen indikatorët, niveli i oksigjenit, sepse kjo e ngarkon organizmin dhe e çon në insuficiencë renale dhe hepatike.

Kur ti merr 16 tableta antivirale në një ditë, janë eksperimente që mund të bëheshin në fazën e parë por sot jo më, nuk ka nevojë për antivirale”, thekson ai.

Brataj nuk mendon se masat nga 4 janari mund të quhen shtrënguese. “Gjermania, që marrim çdo herë si shembull, mendon ta bëj më detyrim, dhe po çon pacientet në Itali, Austria e njëjta gjë, Greqia ka vënë gjoba për të pavaksinuarit,

Ne nuk po kalojmë në masa ekstreme, por detyra e shtetit është të mbrojë të gjithë qytetarët. Kur filloi shkolla, u duk se do kishim konflikt të hapur dhe çadra dhe pak vaksinime. Pastaj pame që studentet nuk shkonin në çadra se ishin të vaksinuar, normalisht në qytetet e tyre. Në fakultetin e Mjekësisë në dy muaj  nuk kemi asnjë vatër sepse vaksinimi ishte mbi 90%”, thotë Brataj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I PROCEDUAR NË BELGJIKË PËR "TOYOTA YARIS"? Basha: Po të jetë nevoja, nisem që tani drejt Brukselit
Previous article AKUZAT E SALIANJIT SE DOLI NË PËRGJIMET TAÇIT/ Braçe: Pres të përfundojnë hetimet dhe ta padisë në gjykatë

Delo.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Pije freskuese kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 38-vjeçari në Dibër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Pije freskuese kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 38-vjeçari në Dibër

GODITJA E GRUPIT KRIMINAL NË TIRANË/ Pamjet kur trafikantët i shet armë agjentit të inflitruar të policisë Aktualitet

GODITJA E GRUPIT KRIMINAL NË TIRANË/ Pamjet kur trafikantët i shet armë agjentit të inflitruar të policisë

ARMË PA LEJE/ Tre të arrestuar në Durrës! Dyshohet se do t’i shisnin Aktualitet

ARMË PA LEJE/ Tre të arrestuar në Durrës! Dyshohet se do t’i shisnin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT