“Shën Valentini” po afron dhe me siguri shumë prej jush akoma nuk kanë gjetur idenë për t’i bërë dhuratë partnerit në këtë ditë të shënuar.
Mund të zgjidhni një dhuratë të shtrenjtë, ose një tufë lule për të dashurën tuaj, s’ka rëndësi. Ajo që dihet është se çunat do t’i zbrazin pak xhepat për një darkë romantike.
Mirëpo këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka dhënë një këshillë për të gjithë çunat në mënyrë qe t’i shpëtojnë shpenzimeve.
Këngëtarja shqiptare e hitit “I got you”, shkruan:
Fillo diskuto që tani me të dashurën tani në mënyrë që të mos harxhosh para për ditën e Shën Valentinit.”
Më pas ajo shton:
Kush do të bëhet Valentini im? Gjithçka dua është një kuti me çokollata dhe trëndafila.”
Këngëtarja, e cila ka fituar vëmendjen e të gjithëve në Grammy Awards, ka treguar me këtë rast se vazhdon të jetë beqare.



