• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PO VEPRON NJËSOJ SI RUSIA…”/ Kurti: Problemi më i madh i Kosovës është Serbia
Home
Rajon

“PO VEPRON NJËSOJ SI RUSIA…”/ Kurti: Problemi më i madh i Kosovës është Serbia

5 December, 2021 s.autor Rajon

Për kryeministrin Albin Kurti, problemi më i madh i Kosovës vijon të mbetet Serbia, pasi kjo e fundit vijon të këmbëngulë se nuk do të ketë njohje të Kosovës si shtet të pavarur. Në një intervistë për gazetën malazeze, Pobjeda, Kurti thotë se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë nuk kanë ndryshuar, por vijojnë të mbeten të njëjta.

“Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë janë të njëjta, nuk janë as më të mira e as më të këqija. Kemi të bëjmë me një shtet që nuk e njeh Kosovën, i cili është autokratik dhe pro Moskës. Nga ana tjetër, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, ka integritetin e vet territorial, por edhe shumë probleme. Problemi ynë më i madh është Serbia, e cila as nuk mund ta imagjinojë dhe as ta pranojë Kosovën si shtet fqinj të barabartë”, tha Kurti.

Sipas Kurtit, Serbia po vepron njësoj siç vepron Rusia me vendet e Ballkanit Perëndimor. Sipas tij, Serbia i konsideron vendet e Ballkanit Perëndimor, Bosnjë e Hercegovinën, Malin e Zi, Kosovën e Maqedoninë e Veriut, si shtete të përkohshme dhe angazhon të gjitha kapacitetet e saj për të shkatërruar shtetësisë e tyre.

“Serbia po sillet si Rusia në fqinjësinë e saj në Ballkanin Perëndimor, po përpiqet ta kthejë Republika Srpskan në Bjellorusi dhe Malin e Zi në Ukrainë. Në thelb, Serbia nuk e njeh shtetësinë e vendeve jashtë BE-së – Bosnjë e Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës, madje edhe Maqedonisë së Veriut. Përkundrazi, i konsideron këto shtete të përkohshme dhe angazhon të gjitha kapacitetet e saj për ta shkatërruar shtetësinë e tyre”, u shpreh Kurti.

Kryeministri i Kosovës thotë se e mirëpret angazhimin SHBA-së në Ballkan, ku thekson se qeveria po punon ngushtë me administratën e Joe Biden. Ai thotë se prania etrupave të SHBA-së në rajon tregon përkushtimin e SHBA-së ndaj Kosovës, por edhe faktorë për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe Europë.

“Ne gjithmonë e mirëpresim angazhimin amerikan në Ballkan, por vetë Shtetet e Bashkuara vendosin për llojin dhe intensitetin e këtij angazhimi. Qeveria e Kosovës po punon ngushtë me administratën e Presidentit Biden për ta forcuar demokracinë, për t’i zbatuar reformat e nevojshme për anëtarësimin në NATO dhe BE dhe për ta thelluar miqësinë për të garantuar paqen dhe sigurinë e qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor dhe Evropë. Prania e trupave amerikane në Kosovë është një manifestim i përkushtimit të Amerikës për Kosovën dhe sovranitetin e saj, por edhe për paqen në rajon dhe Evropë”, deklaroi Kurti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKEMA E PASTRIMIT TË PARAVE/ Lihet në burg bashkëpunëtori i Taçit, Fabio Petruzzella
Previous article "MË PRISNI SE PO VIJ"/ Berisha çon Çlirim Pekën si “ambasador” të Foltores në SHBA

s.autor

Postime të ngjashme

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima Rajon

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar Rajon

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar

SONDAZHET NË SERBI/ Partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika Rajon

SONDAZHET NË SERBI/ Partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT