• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PO VARFËROHEMI…”/ Kryemadhi: Në Shqipëri kanë mbetur kriminelët, të ndershmit kanë ikur jashtë vendit
Home
Politikë

“PO VARFËROHEMI…”/ Kryemadhi: Në Shqipëri kanë mbetur kriminelët, të ndershmit kanë ikur jashtë vendit

23 January, 2020 F.autor Politikë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka mbledhur strukturat e partisë së saj në Lezhë, ku u shpreh ndë rt tjera edhe për ligjin antishpifje.

Kryemadhi theksoi se KiE ka bërë padi në “Venecia” për ligjin antishpifje, kurse shtoi se kjo dëshmon se vendi po rrëshqet në një diktaturë e po shkon larg vlerave të BE.

“KiE ka bërë padi në ‘Venecia’ në lidhje me ligjin antishpifje. Edhe organizatat europiane janë kundër Edi Ramës, që me ligjet e tij kundër lirisë të fjalës po kthen vendin mbrapa.

Ligji antishpifje është dënuar nga shumë organizma ndërkombëtare, ndërsa Rama e miraton, sepse nuk do integrimin e vendit në BE”, tha Kryemadhi.

Monika Kryemadhi nënvizoi se Shqipëria drejtohet sot nga kriminelë, kurse shtoi se shqiptarët e ndershëm ikin nga vendi.

“Kjo situatë ka varfëruar shqiptarët dhe ka detyruar ata të ikin nga Shqipëria. Sot duhet të ishim të zhvilluar ekonomikisht, sepse vendi ynë ka bukuri natyrore. Por përkundrazi Shqipëria sot është kthyer në vendin që drejtohet nga kriminelët, ndërsa të ndershmit ikin. Lagrimi i të rinjve dhe të rejave është ndër luftërat më të rrezikshme që po përballet sot Shqipëria. Lezha është shembull se ka bukurinë natyrore dhe s’ka mbështetje. E dimë se Lezha, Shëngjini, Tale etj janë nga perlat e zhvillimit të Shqipërisë. Mungesa e partneritetit mes shtetit dhe privatëve sjell këto problematika. Duhet të përballemi me këtë organizatë, ndërsa qeveria është një fasadë e mbushur me trafikun e drogës”, deklaroi Kryemadhi.

Më tej, Kryemadhi tha se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme, të lira e të ndershme.

“Shqipëria duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme të lira e të ndershme. Nuk ka ndërkombëtar e vendas që të mbulojë faktin që Rama nuk do integrimin europian të Shqipërisë. Edi Rama është i vetmi njeri që nuk do integrimin në BE të Shqipërisë”, u shpreh ai.

Monika Kryemadhi bëri thirrje për një rebelim ndaj kësaj qeverie, ndërsa tha se data 15 mars është afati i fundit për sektin e “Rilindjes”.

“Prandaj data 15 mars është afati i fundit për të gjithë sektit të Rilindjes që t’i japë fund monopoli mbi institucionet dhe për të treguar se shqiptarët dinë të dalin mbi interesat personale.

Opozita vazhdon betejën për demokratizimin dhe europianizimit të vendit. Janë hedhur para pa fund për ndërtimin e rrugës Milot – Balldren, ndërsa me to mund të bëheshin vepra të tjera shumë të mira.

Duhet që të gjithë kudo të flasim për një ndryshim të situatës. Plot 85 përqind të zgjedhësve nuk donin zgjedhjet.

Të gjithë nga veriu në jug duhet të zgjohen për të rindezur energjitë më të bukura për ta bërë Shqipërinë anëtare të BE dhe shtëpinë e shqiptarëve”, theksoi Kryemadhi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKUZAT SE PIU KOKAINË/ Kryebashkiaku i Bulqizës një orë në SPAK: E ka në dorë drejtësia (VIDEO)
Previous article GJESTI PREKËS/ Ish-kampioni i Botës i dhuron palcën kurrizore të bijës për t'i shpëtuar jetën (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

“S’ËSHTË VETËM PROBLEM SHQIPTAR”/ Rama prezanton 6 pikat e Programit Kombëtar të Strehimit: Banesa sociale edhe nga konfiskimet, mbështetje familjeve të reja Politikë

“S’ËSHTË VETËM PROBLEM SHQIPTAR”/ Rama prezanton 6 pikat e Programit Kombëtar të Strehimit: Banesa sociale edhe nga konfiskimet, mbështetje familjeve të reja

GJYQTARËT KALLËZUAN MALAJN NË SPAK PËR PAGAT/ Rama: Mungon emri im dhe i ministrit të Drejtësisë… Breaking News

GJYQTARËT KALLËZUAN MALAJN NË SPAK PËR PAGAT/ Rama: Mungon emri im dhe i ministrit të Drejtësisë…

NGA NDËRTIMET TEK LEGALIZIMET/ Rama zbardh diskutimet në mbledhjen për “Praninë Besnike”, porosia: Njerëzit duhet të ndihen të qetë Politikë

NGA NDËRTIMET TEK LEGALIZIMET/ Rama zbardh diskutimet në mbledhjen për “Praninë Besnike”, porosia: Njerëzit duhet të ndihen të qetë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT