• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PO TRANSPORTONIN EMIGRANTË TË PALIGJSHËM/ Dy të arrestuar në Korçë. Një tjetër shpallet në kërkim
Home
Aktualitet
Kronikë

PO TRANSPORTONIN EMIGRANTË TË PALIGJSHËM/ Dy të arrestuar në Korçë. Një tjetër shpallet në kërkim

11 December, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dy persona janë arrestuar ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim nga policia pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Mësohet se në kuadër të operacionit të koduar ‘Perimetri’, 23-vjeçari F.A., u kap në aksin rrugor Bilisht-Korçë, duke transportuar me mjetin tip “Benz”, dy emigrantë të paligjshëm.

Për të njëjtën akuzë është shpallur në kërkim një 26-vjeçar me inicialet E.K., pasi dyshohet se po transportonte pesë emigrantë të paligjshëm. Ndërsa në pranga ka përfunduar shoku i tij me inicialet A.J., pasi ndihmoi E.K., që t’i shpangej kapjes nga policia ndërsa fshehu dhe mjetin tip ‘Benz’.

Njoftimi i Policisë
Vihen në pranga 2 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër për vepra të ndryshme penale. Në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri”, për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, të shtetasit F. A., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi ky shtetas u kap nga shërbimet e policisë, në aksin rrugor Bilisht-Korçë, duke transportuar me mjetin tip “Benz”, dy emigrantë të paligjshëm.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë shpalljen në kërkim për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe po punojnë për kapjen e shtetasit E. K., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Pogradec-Tiranë, ky shtetas është konstatuar me mjetin tip “Benz” me të cilin dyshohet se po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar.

Në vijim të veprimeve hetimore, nga strukturat e lartpërmendura u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit” i shtetasit A. J., 26 vjeç, banues në fshatin Hudënisht, Pogradec, pasi ky shtetas ka ndihmuar shtetasin E. K., që t’i shmangej kapjes nga ana e policisë dhe gjithashtu të fshihte mjetin tip “Benz”, i cili më pas u gjet i braktisur në fshatin Hudënisht dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Po vijon puna për kapjen e shtetasit në kërkim E. K. dhe identifikimin e vënien përpara përgjegjësisë ligjore, të personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇFARË NDODHI? Djali i Sokoll Olldashit s’lejohet t’i bashkohet punimeve të Kuvendit të Berishës. Nuk futet...
Previous article KUVENDI LIVE/ Miratohet komisioni drejtues. Në krye vendoset Belind Këllici, ja anëtarët e tjerë

s.autor

Postime të ngjashme

NGA “PALETAT” ME PARA, TEK MAKINAT LUKSOZE/ “Parajsa e krimit në Dubai”! Jeta luksoze e Hajdar Çopjas dhe rrjetit të kokainës Aktualitet

NGA “PALETAT” ME PARA, TEK MAKINAT LUKSOZE/ “Parajsa e krimit në Dubai”! Jeta luksoze e Hajdar Çopjas dhe rrjetit të kokainës

SARA MILA PARAQITET NË SPAK/ Deputetja socialiste flet pas dëshmisë së saj Aktualitet

SARA MILA PARAQITET NË SPAK/ Deputetja socialiste flet pas dëshmisë së saj

I DËNUAR ME 22 VITE BURG PËR VRASJEN E DY VËLLEZËRVE NË SHKODËR/ Arrestohet në Greqi shqiptari që fshihej me identitet të rremë Aktualitet

I DËNUAR ME 22 VITE BURG PËR VRASJEN E DY VËLLEZËRVE NË SHKODËR/ Arrestohet në Greqi shqiptari që fshihej me identitet të rremë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT